English Danish Finnish French German Italian Norwegian Swedish
Na ndiqni në Facebook

Konferenca

The next event is:
Ethics in Medicine
on 31.03.2012 at 09:00
You have
49 days 10 hours 38 minutes

Enter Amount:

Dhuroni ndihmë Institutit Alb-Shkenca duke shfrytëzuar sistemin e sigurt PayPal.
31
Jan
2012
“Dëshmorët e 4 shkurtit” ndërron emër në “Ibrahim Rugova”! – një vështrim antropologjik PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

Albert P. Nikolla
 
Profesioni i antropologut është i veçantë për shumë arsye, por një prej tyre është ndoshta më e goditura: ndjeshmëria ndaj elementëve të rëndësishëm kulturorë që në pamje të parë dhe në sytë e njerëzve të zakonshëm nuk lënë ndonjë gjurmë. Ditët e fundit, një ndër rrugët më të famshme të historisë komuniste ka ndërruar emër: nuk do të quhet më “Dëshmorët e 4 shkurtit”, por “Ibrahim Rugova”. Përveç kënaqësisë shpirtërore që më solli ky fakt, më bëri edhe të reflektoj me zë të lartë, domethënë të shkruaj me një qasje antropologjike. Po i propozoj lexuesit të bëjmë sëbashku një ecje kulturore antropologjike që nga fillimi i kësaj rruge dhe pastaj ta mbyllim me një konkluzion mbi faktin e ndërrimit të emrit.
Emërtimi, që nga kultura e hershme ebraike, ka qënë dhe mbetet diçka thelbësore për bartësin e emrin. Kaq i rëndësishëm ishte emri për atë kulturë saqë në shkrimet e shenjta respekti për emrin e Zotit presupozonte faktin që gjatë një leximi, në momentin kur duhej lexuar emri i Zotit, të gjendej nje lokucion tjetër dhe të mos përmendej emri i Tij në formë rrespekti. Aq e vërtetë është kjo saqë disa herë e gjejmë emrin e Zotit në Bibël të shprehur në këtë formë “Jahwe”. Kjo formë gjuhësore është bashkimi i 4 bashkëtingëlloreve “j”, “h”, “w”, “h” që po ta përkthenim nga hebraishtja në shqip do të ishte: “Unë jam ai që jam”. Çfarë do të thotë kjo: që emri i Tij është aq i rëndësishëm saqë në gojën e një njeriu do të ndotej.


I theksoj këto, sepse, mendoj se komunistët shqiptarë e dinin fort mirë se sa rëndësi ka emërtimi i një rruge apo i një objekti për gjithë arkitekturën komuniste në funksion të ndërtimit të “njeriut të ri” e për rrjedhojë në funksion të mbrojtjes së pushtetit. Siç e thashë, emërtimi i kësaj rruge ka prekur përherë kureshtjen time në lidhje me çka simbolizonte data“4 shkurti”

 
25
Jan
2012
Autizmi ne Shqipëri! PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

Genta Taraj

Përshkrimi i parë i fëmijëve me autizëm vjen nga Leo Kanner në vitin 1943, por vetëm 5 dekada më vonë u arrit të përcaktohej se cilat ishin çrregullimet që karakterizonin të gjitha rastet me autizëm. Sipas Lorna Wing, autizmi mund të përkufizohej me termin ‘triadë çrregullimesh’ duke qenë se të gjitha rastet me autizëm shfaqin probleme në tre drejtime: (1) bashkëveprim social; (2) përdorim gjuhësor dhe komunikim si dhe (3) përdorimin e imagjinatës. Problemi i lidhur me diagnostikimin e saktë të këtij sindromi qëndron në faktin se ndryshe nga shumë sindorme të tjera sikurse janë Sindromi Down, Williams etj autizmi nuk ka një shfaqje të vetme, prandaj ai njihet si një spektër çrregullimesh (Autism Spectrum Disorders) që shtrihen nga rastet e një mosfunksionimi të përgjithshëm verbal e deri në rastet e një funksionimi të lartë (high-functioning autism). Prej kohësh në shumë studime shkencore Sindromi Asperger konsiderohet si i shkëputur nga spektri i autizmit.
 

Ekzistenca e shoqatave të fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre si në vendet e zhvilluara ashtu dhe ato më pak të zhvilluara tregon se të paktën procesi i diagnostikimit është arritur të realizohet kudo. Ajo çka nuk është arritur ende me sa duket është realizimi i saktë i këtij diagnostikimi. Në të gjithë botën sot numërohen afërsisht 60 për çdo 10.000 fëmijë të prekur nga autizmi, numër i cili mendohet të pësojë rritje në vitet e ardhshme. Arsyet e kësaj rritje janë nga më të ndryshmet, ndonjëherë aspak në përputhje me realitetin. Le të marrim si shembull Shqipërinë ku mendimi i përgjithshëm është se numri i fëmijëve me autizëm është në rritje edhe pse këtu për sa njohurimi kemi nuk ka ndonjë studim që raporton shifra të sakta në lidhje me numrin e përgjithshëm të fëmijëve shqiptar me autizëm.
 

 
25
Jan
2012
Memories of the Holocaust and Genocide PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

Lecture

 

 

Memories of the Holocaust and Genocide

 

31st Annual Conference on the Holocaust and Genocide

Millersville University of Pennsylvania

April 7-8, 2011

 

Session 3 Holocaust and Albania – A Story of Courage and Survival

The Untold Story of the Jews of Albania in WWII


Van Christo

In her book, Escape Through the Balkans: the Autobiography of Irene Grunbaum (University of Nebraska Press, 1996), translated and edited by Katherine Morris, Irene Grunbaum describes, in the extensive section on Albania, her parting thoughts as a Jew after having been protected and sheltered by Albanian Muslims and Christians during Nazi German WWII occupation of Albania:

"Farewell, Albania, I thought. You have given me so much hospitality, refuge, friends, and adventure. Farewell, Albania. One day I will tell the world how brave, fearless, strong, and faithful your sons are; how death and the devil can't frighten them. If necessary, I'll tell how they protected a refugee and wouldn't allow her to be harmed even if it meant losing their lives. The gates of your small country remained open, Albania. Your authorities closed their eyes, when necessary, to give poor, persecuted people another chance to survive the most horrible of all wars. Albania, we survived the siege because of your humanity. We thank you."

Too little is known worldwide that only Albania in Europe protected its own Jews during the Holocaust while also offering shelter to other Jews who had escaped into Albania from Serbia, Austria, and Greece.

Frosina Information Network | 162 Boylston St, / Boston, MA 02116 | Telephone: 617 / 482-2002 | Fax: 617 / 482-0014
Van Christo, Executive Director / email: VanChristo@frosina.org">VanChristo@frosina.org / Website: www.frosina.org / Blog: www.frosina.org/blog/

Tirana Office: Vladimir L. Misha, Director / email: Vladi@frosina.org">Vladi@frosina.org

 

                                                            Frosina is a non-profit, charitable organization having I.R.C. Sec. 501 ©(3) tax-exempt status

 

 
16
Jan
2012
Një ndryshim i rrallë gjenetik lidhet me çrregullimin bipolar PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button


http://astritlulushi.wordpress.com/
 
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh njoftoi kohët e fundit se sekuencat e parregullta të ADN-së të njohura si kopje e rrallë e numrit të varianteve , apo të CNV, duket se luajnë rol të rëndësishëm në rrezikun për fillimin  e çrregullimit bipolar.
 
Studimi u kryesua nga shkencëtarë të Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë në San Diego. Rezultatet u botuan në numrin e dhjetorit të revistës Neuron.
 
CNV-të janë ndryshime (mutacione) gjenetike në të cilat më pak ose më shumë se sa duhet kopje të seksioneve të ADN-së. Shkencëtarët tani e dinë se CNV-të që ndodhin në mënyrë spontanisht (de novo) - pra kur mutacionet gjenetike nuk janë trashëguar nga prindërit - ato rrisin ndjeshëm rrezikun për disa kushte neuro-psikiatrike, si skizofrenia apo çrregullime të spektrit të autizmit. Por roli i tyre ishte paqartë në çrregullim bipolar, i njohur më parë si depresion maniak.
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh njoftoi kohët e fundit se sekuencat e parregullta të ADN-së të njohura si kopje e rrallë e numrit të varianteve , apo të CNV, duket se luajnë rol të rëndësishëm në rrezikun për fillimin e çrregullimit bipolar.