Prof. Dr. Jahja Kokaj,
email:kuc01.kuniv.edu.kw
Ne kohen kur behet nje mobilizim i madhe per zhvillime ekonimike ne Shqiperi dhe Kosove, roli i energjise apo efektet e mungeses... Lexoni pėrmbajtjen ...
Ne kohen kur behet nje mobilizim i madhe per zhvillime ekonimike ne Shqiperi dhe Kosove, roli i energjise apo efektet e mungeses se saje vehen ne dukje gjithnje e ma teper. Mungesa e dritave dhe energjise per nevoja te perditeshme jetesore e acaron edhe me teper kete problem serioz te shqipetareve ne kete faze te zhvillimit.
Konferenca e IASH qe mbahet ne Prishtine me 28-29 Gusht 2008, e cila eshte pjese e Tubimit te pergjithshem te IASH qe mbahet me 1-3 Shtatore ne Tirane, shenon nismen serioze te nje aktivitetei hulumtues per gjetjen e zgjidhjeve sa me optimale dhe fatlume.
Çështje të Perceptimit dhe Ndërtimit të Identitetit në Kosovë.
Dr. Gentian Zyberi (LL.M)
Shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe njohja e saj nga një numër i konsiderueshëm shtetesh si shteti më i ri në botë ka krijuar premisat për ngjalljen e shumë diskutimeve në rrethe të ndryshme, sidomos kohët e fundit, në lidhje me identitetin e shqiptarëve të Kosovës brenda këtij realiteti të ri. Normalisht që krijimi i çdo shteti shoqërohet me një proces të brendshëm që përfshin në rastet e shteteve shumë-etnike në radhë të parë çështje të identitetit dhe raporteve mes etnive përbërëse të tij. Një diçka shqetësuese në këtë drejtim është konfuzioni i krijuar mes koncepteve të shtetit dhe kombit nga disa publicistë. A ka një komb kosovar? Si mund të prezantohet tek të tjerët një qytetar i Republikës së Kosovës? Si kosovar? Si shqiptar i Kosovës? Si dardan? Si ilir? Lista ndoshta mund të zgjatej edhe më. Pra çfarë mund të thuhet për identitetin e ri të shtetasve të Kosovës?
Diaspora kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të rëndësisë primare në determinimin e zhvillimeve në vendet e tyre origjinale që nga përpjekjet për dalje nga zgjedha e robërisë e deri të ç’ështja kruciale e përparimit ekonomik. Shqiptarët në gadishullin ballkanik, sot, kane një diasporë globale ndër më të fortat dhe larmishmet si nga prejardhja territoriale etnike ashtu edhe për nga shpërndarja gjeografike nëpër botë. Porse ne jemi prapa të gjithë tjerëve në Ballkan sa i përket mbëltimit të marrëdhënies vend i prejardhjes- diasporë.