English Danish Finnish French German Italian Norwegian Swedish
Na ndiqni në Facebook

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

250px-Logo 100_vjet-pavaresi

Hyrje në portal

Enter Amount:

Dhuroni ndihmë Institutit Alb-Shkenca duke shfrytëzuar sistemin e sigurt PayPal.
13
Maj
2009
RRETH NESH PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

English version

Instituti Alb-Shkenca është një organizatë shkencore, jofitimprurëse, vazhdim i forumit Alb-Shkenca, i cili u krijua nga Nikolla P. Qafoku, Ph.D., aktualisht Drejtor i Institutit, në Tetor 2002. Gjatë periudhës Janar 2005-Nëntor 2006 një grup studiuesish, anëtarë të forumit Alb-Shkenca, që jetonin jashtë Shqipërisë, punoi intensivisht për përgatitjen e platformës dhe ngritjen e Institutit Alb-Shkenca. Në fillim të vitit 2007, Instituti u regjistrua fillimisht në Shqipëri e më pas në Kosovë e Maqedoni.

Instituti është një iniciativë private e shkencëtarëve dhe studiuesve nga Diaspora Shkencore Shqiptare e shpërndarë në gjithë botën, të cilët së bashku me shkencëtarët dhe studiuesit bashkëkombas, që punojnë e jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, kontribuojnë tërësisht në mënyrë vullnetare në mbarëvajtjen e tij. Kontributi vullnetar dhe përdorimi i teknologjisë moderne të informacionit kanë qenë të një rëndësie primare për zhvillimin e institutit ndër vite.

Qëllimet

Qëllimet e Institutit Alb-Shkenca të përcaktuara në statutin e Institutit janë:

  1. Të mbështesë zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit të edukimit universitar dhe pasuniversitar në bashkëpunim e bashkëveprim me institucionet përkatëse të arsimit të lartë.
  2. Të ofrojë konsulencë shkencore dhe bashkëpunim për organizma shtetërore apo private sipas marrëveshjeve përkatëse të lidhura me këto të fundit.
  3. Të nxisë dhe të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet studiuesve shqiptarë kudo që ndodhen nëpërmjet krijimit apo lehtësimit të komunikimit në forma të ndryshme.
  4. Të organizojë trajnime me tematika të ndryshme të karakterit shkencor apo kualifikues.
  5. Të ndihmojë në krijimin e një mjedisi bashkëpunimi me institucione të ngjashme të vendeve të rajonit tonë për të kontribuar në zhvillimin e shkencës si dhe për krijimin e një fryme dialogu dhe mirëkuptimi mes shoqërive përkatëse, nëpërmjet debatit, takimeve bilaterale apo multilaterale, dhe organizimit të aktiviteteve shkencore të përbashkëta.

Struktura dhe Organizimi i Institutit

Për të arritur synimet afat-shkurtra dhe afat-gjata, e gjithë veprimtaria e Institutit drejtohet nga:

  • Bordi Drejtues i përbërë nga tetë Kryetarët e Seksioneve shkencore dhe nga Sekretari i Përgjithshëm
  • Administrata e Përgjithshme
  • Administrata e Degëve Gjeografike
  • Këshilli Mbikëqyrës

Instituti është i organizuar në tre degë gjeografike: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Qendra e Institutit ndodhet në Tiranë.
Në përbërje të Institutit janë tetë seksione shkencore: Albanologji, Shkencat Shoqërore, Shkencat e Natyrës, Shkencat Mjekësore, Shkencat Ekonomike, Shkencat e Tokës, Bujqësisë dhe Mjedisit, Shkencat Inxhinjerike dhe Teknologjisë së Informacionit, Shkencat e Drejtësisë.

Aktivitete Vjetore

Instituti zhvillon takime të përvitshme, të cilat shërbejnë jo vetëm për të paraqitur arritjet më të reja shkencore të anëtarëve të IASH-së e të studiuesve të tjerë por edhe për të nxitur bashkëpunimin midis shkencëtarëve shqiptarë kudo që ndodhen.

Përveç kësaj, këto takime kanë si qëllim krijimin e një terreni të përshtatshëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet universiteteve dhe institucioneve akademike e shkencore, qofshin këto shqiptare apo të huaja, përmes projekteve të përbashkëta.

Deri tani janë zhvilluar këto veprimtari:

  • Takimi I Vjetor, Gusht 2006 (Tiranë, Shqipëri)
  • Takimi II Vjetor, Gusht 2007 (Prishtinë, Kosovë) – rreth 200 shkencëtarë morën pjesë në gjashtë konferenca shkencore, ku bënë prezantimin e rezultateve dhe arritjeve të tyre më të fundit.
  • Takimi III Vjetor, Shtator 2008 (Tiranë, Shqipëri) – rreth 500 shkencëtarë morën pjesë dhe prezantuan rezultatet e arritjeve të tyre shkencore në nëntë konferenca.

Pritet të zhvillohet:

Takimi IV Vjetor do të mbahet në Tetovë (FYROM Maqedoni) gjatë javës së parë të shtatorit 2009.

Publikime të Institutit Alb-Shkenca

  • ANASH – Approaching Science – Një revistë informative, që publikohet çdo gjashtë muaj duke filluar prej Qershorit 2006 (5 numra)
  • Aktet – Proceedings of the International Annual Meeting of Institute Alb-Shkenca – Një revistë, që promovon arritjet shkencore të paraqitura gjatë Takimeve Vjetore të Institutit. Volumi I u publikua në tetor 2008 dhe Volumi II është parashikuar të publikohet në Qershor 2009.
  • Albanian Journal of Legal Studies – Revista e parë dygjuhëshe (shqip e anglisht) për Studime Ligjore, e publikuar së pari në 2009.

Burimet Financiare

  • Kuota vjetore e anëtarësisë;
  • Tarifat për pjesmarrje në konferenca (në Takimet Vjetore);
  • Projekte;
  • Sponsorë;
  • Instituti mirëpret gjithashtu, çdo formë donacioni që mbështet veprimtarinë publikuese dhe aktivitetet e tij të përditshme.

Projekte

Instituti Alb-Shkenca mirëpret projekte në nivel ndërkombëtar nga institucione Europiane dhe jo-Europiane, të cilat synojnë zhvillimin e shoqërive dhe ekonomisë së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Last Updated on Wednesday, 13 Maj 2009 21:38