Shkrime akademike
(Van CHRISTO)
(Fotaq ANDREA)
(Fotaq ANDREA)
(Mehmet VOKSHI)
(Shefkije ISLAMAJ)
Të reja shkencore
Astrit Lulushi's Blog
- Antacidet mund të parandalojnë kancerin
- Shoferët e rinj, aksidentet dhe gjumi
- Shtohen rastet e çrregullimeve mendore mes fëmijëve
- Hipertensioni shkakton plakje të parakohëshme të trurit
- Mastektomia e dyfishtë, vendim personal dhe jo për diskutim
- Mbi mësimin e një gjuhe të huaj
- Operacionet bariatrike për humbje peshe
- Aktorja Zeta Jones dhe çrregullimi bipolar
- Përsëri mbi lidhjet midis pijeve të ëmbëla dhe diabetit
- Trajtim i diabetit me hormon

Hyrje në portal
- IASH (1)
- Fletëpalosje Alb-Sh... (14379)
Fletëpalosje Alb-Shkenca 2011
- Fletëpalosje Alb-Sh... (14379)

09 Mar 2012 |
|
|
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Qendra të tjera klinike e spitalore janë përpjekur për transplantimin e mëlçisë për fëmijët me këtë sindromë, por kanë hequr dorë për shkak të shqetësimeve rreth komplikime me organet e tjera. Nga transplantimit i 3 organeve njëherësh, ndërlikimet u minimizuan dhe rasti i Angela Bushit ka dhënë një shans për fëmijët e tjerë me këtë sëmundje të rrallë, që të mund trajtohen në të njëjtën mënyrë. Angela u lind e shëndetshme, por u prek nga diabeti kur ishte 1 vjeç. Në shtator të vitit 2011 – në moshën 5 vjeçare – tek Angela filluan të shfaqeshin simptoma të ngjashme me ato të gripit dhe pastaj ndodhi dëmtimi i mëlçisë. Vetëm disa muaj më herët, Angela kishte humbur motrën e saj 18 muajshe, Alicia Bushi. e cila gjithashtu kishte zhvilluar simptoma si të gripit që çuan në mosfunksionimin fatal të mëlçisë. Në Spitalin e Fëmijëve Holtz, Dr Olaf Bodamer, drejtor i programit të pediatrisë gjenetike, arriti t’a diagnostikojë Angelan me sindromin Wolcott-Rallison, një sëmundje tepër e rrallë – vetëm rreth 60 raste të raportuara në të gjithë literaturën mjekësore. Një ekip i përbërë nga një gastro-enterologisti, Dr.Jennifer Garcia, dhe kirurgët Dr. Andreas Tzakis e Dr. Akin Tekin, dhe ekipet e kujdesit kritik në Spitalin e Fëmijëve Holtz, zhvilluan së bashku një plan novator në mënyrë që Angela të mos pësonte fatin e motrës së saj. Angela u vendos në listën e personave që kanë nevojë për transplantim, dhe më 29 dhjetor 2011, ajo iu nënshtrua operacionit për transplantimin e kombinuar të mëlçisë, veshkave dhe pankreasit. Ky është operacioni i parë i kombinuar në botë tek një fëmijë me sindromin WRS. Rimëkëmbja e Angelas pas operimit nuk ishte e lehtë, por më 23 shkurt, 2012, ajo doli nga spitali Holtz dhe nuk ka më nevojë për trajtim me insulinë. Angela Bushi dhe familja e saj tani jetojnë në Jacksonville të Floridës.
|




