Shkrime akademike
(Van CHRISTO)
(Fotaq ANDREA)
(Fotaq ANDREA)
(Mehmet VOKSHI)
(Shefkije ISLAMAJ)
Të reja shkencore
Astrit Lulushi's Blog
- Shoferët e rinj, aksidentet dhe gjumi
- Shtohen rastet e çrregullimeve mendore mes fëmijëve
- Hipertensioni shkakton plakje të parakohëshme të trurit
- Mastektomia e dyfishtë, vendim personal dhe jo për diskutim
- Mbi mësimin e një gjuhe të huaj
- Operacionet bariatrike për humbje peshe
- Aktorja Zeta Jones dhe çrregullimi bipolar
- Përsëri mbi lidhjet midis pijeve të ëmbëla dhe diabetit
- Trajtim i diabetit me hormon
- Ushqim neurologjik kundër Alzheimerit – shpresë apo realitet?

Hyrje në portal
- IASH (1)
- Fletëpalosje Alb-Sh... (14323)
Fletëpalosje Alb-Shkenca 2011
- Fletëpalosje Alb-Sh... (14323)

07 Apr 2011 |
|
|
Pa marrë parasysh atë që dihet rreth humbjes së peshës trupore, një aspekt tjetër i pa menduar më parë, mund të ndihmojë në këtë drejtim. Ushqimi dhe ushtrimi janë kyç për të luftuar mbipeshën. Por një studim botuar para pak ditësh (29 mars) në Revistën Ndërkombëtare të Obesitetit (International Journal of Obesity) tregon se gjumi dhe stresi janë gjithashtu shumë të rëndësishëm për menaxhimin e peshës. Shkencëtarët në Qendrën kërkimore pranë Kaiser Permanente kryen një studim me pjesmarrjen e 472 personave mbipeshë. Ata iu nënshtruan rregullisht për 6 muaj një regjimi me diete të shëndetëshme dhe ushtrime fizike. Gjatë procesit, shkencëtarët vunë re se personat që bënë gjumë të pamjaftueshëm dhe personat që fjetën 6 deri 8 orë (në 24 orë), por të stresuar, humbën peshë më pak sesa ata që kishin fjetur gjithashtu 6 deri 8 orë, por pa stres. Studimi nxori në dukje se stresi i shkaktuar nga faktorë fizikë, si pagjumësia, apo nga faktorë psikologjike, si depresioni, pengojnë humbjen humbjen e peshës trupore. Gjithashtu, nëse një person fle pak, ai/ajo mund të ketë nevojë për të ngrënë më shumë. Ose nëse një person vuan nga depresioni, ai/ajo mund t’i kthehet ushqimit për t’u ndjerë më mirë. Autorët e studimit arrijnë në përfundimin se mjekët duhet të shqyrtojnë mundësinë e trajtimit të problemeve të gjumit, depresionit dhe stresit, si pjesë e një regjimi për humbjen e peshës për pacientët e tyre.
|
|
| Last Updated on Thursday, 07 April 2011 19:08 |




