English Danish Finnish French German Italian Norwegian Swedish
Na ndiqni në Facebook

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

250px-Logo 100_vjet-pavaresi

Hyrje në portal

Enter Amount:

Dhuroni ndihmë Institutit Alb-Shkenca duke shfrytëzuar sistemin e sigurt PayPal.
21
Nov
2011
Qelizat embrionale rigjenerojnë muskulin e zemrës PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

Astrit Lulushi

Në rrethet mjekësor e quajnë zhvillim historik në trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Për herë të parë, shkencëtarët kanë treguar se zemra e pacientit mund të përmirësojë funksionimin duke përdorur qelizat e veta emrionale.

Zemra bëhet e paaftë dhe mund të preket fatalisht kur muskuli i zemrës është dëmtuar ose nuk mund të pompojë efektivisht gjak. Në një zhvillim të rëndësishëm në fushën e qelizave emrbionale, shkencëtarët tani janë në gjendje të përdorin qelizat embrionale të zemrës për të rigjeneruar indet e dëmtuara në këtë organ.

Studimi i botuar në revistën mjekësore Lancet, jep hollësi mbi ecurinë e trajtimit të 16 pacientëve me paaftësi të rëndë të zemrës. Qelizat embrionale të pacientëve u morrën dhe u injektuan përsëri në zemrat e tyre.

Si rezultat, funskionimi i zemrës u përmirësua dukshëm. Por më premtues është fakti se efektet pozitive ishin më të dukëshme edhe një vit pas procedurës, çka tregon se qelizat ishin në gjendje të vazhdonin rigjenerimin.

Kjo është hera e parë që trajtimi me qeliza emrionale tregon se mund të rigjenerojë muskulin e zemrës së njeriut. Megjithëse prova të tjera nevojiten, ekspertët thonë se këto rezultate janë po aq historike sa ç’ishte transplantimi i parë me sukses i zemrës.

Last Updated on Monday, 21 November 2011 21:28
 

Komentoni artikullin


Kodi i sigurisë
Rifreskoni