English Danish Finnish French German Italian Norwegian Swedish
Na ndiqni në Facebook

Hyrje në portal

Enter Amount:

Dhuroni ndihmë Institutit Alb-Shkenca duke shfrytëzuar sistemin e sigurt PayPal.
06
Jan
2012
Sëmundje e re në kocka të vjetra PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

http://astritlulushi.wordpress.com/
 
Shkencëtarë amerikanë thonë se nga studimi i  një grupi të eshtrave mesjetare të gjetura në Shqipëri kanë zbuluar gjurmë të një sëmundje infektive që prek njerëzit e kohës sonë.
 
Rezultatet e studimit botuar në Revistën Amerikane të  Antropologjisë Fizike, janë të parat që tregojnë se sëmundja, e njohur si bruceloza, ka qenë e pranishme në Shqipëri që të paktën nga mesjeta. Kjo sëmundje është njoftuar për herë të parë në shekullin e 19 në Maltë. Bruceloza njihet edhe si ethet e Krimesë, ethet e Gjibraltarit ethet e Maltës ethet e Mesdheut, ethet e guri dhe prek njerëzit që hanë prodhime qumështi të pa-pasteurizuar.
 
Kryesisht një sëmundje e kafshëve, bruceloza është e zakonshme në pjesë bujqësore rurale të rajonit të Mesdheut dhe transmetohet në mënyrë tipike tek njerëzit që hanë djathra të prodhuara nga qumështi i deleve  dhe dhive të infektuara nga bakteri brucelozës. Ky bakter funksionon si parazit brenda qelizave duke shkaktuar sëmundje kronike, të cilat zakonisht vazhdojnë gjithë jetën. Simptomat përfshijnë djersitje dhe dhimbje të muskujve. Bruceloza ka qenë e njohur si transmetuese nga kafshë tek njerëzit që nga fillimi i shekullit të 20-të.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundja mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë, dobësi ethe dhe humbje peshe. Pasoja të tjera të sëmundjes përfshijnë hepatit, artrit, anemi, meningjit, pezmatim të nervi optik dhe çrregullimeve të ndryshme neurologjike të njohur kolektivisht si neurobrucellosis.
 
Bruceloza gjithashtu shkakton dëmtime të kockave, dhe në këtë rast, meqënëse kockat vinin nga një periudhë e herëshme, shkencëtarët e Universitetit të Michiganit fillimisht menduan se dëmtimet ishin shkaktuar nga tuberkulozi.
 
Kockat u gjetën në qytetin e lashtë shqiptar të Butrintit, dikur koloni e rëndësishme Romake dhe Bizantine, që u braktis në mesjetë për shkak të përmbytjeve të shumta.
 
Dy skeletet, që besohet se i përkasin meshkujve adoleshentë nga shek.10-të deri 13-të, treguan dëmtime të rënda në kockat e rruazave.
 
Shkencëtarë të Universitetin e shtetëror të Michiganit kanë marrë pjesë në një ekip ndërkombëtar të arkeologëve të cilët janë duke gërmuar në Butrint për të analizuar kockat e gjetura me metodën e ADN-së.
 
Fillimisht, mostrat u dërguan në laboratorin e mjekësisë ligjore të universitetit në Lansing, Michigan, por analiza për tuberkuloz u kthye negative.
 
Shkencëtarët pastaj zhvilluan një analizë të re për brucelozë, bazuar në teorinë që të dy sëmundjet shkaktojnë dëme të ngjashme të kockave, dhe këtë herë analiza u kthye pozitive.
 
"Eshtë e mahnitshme të gjesh një gjë krejt të re në diçka që është 1 mijë vjet e vjetër." thotë David Foran", drejtor i Programit  të shkencave  në Universitetin e Michiganit."Në këtë rast zbulimi ishte një kombinim i këmbëngulje, kureshtjes dhe natyrisht bashkëpunimit", thotë ai.
 
BURIMI: http://news.discovery.com/history/bones-modern-disease-ancient-skeletons-120104.html

Last Updated on Friday, 06 January 2012 20:17
 

Komentoni artikullin


Kodi i sigurisë
Rifreskoni