Sot, në Samitin e Diasporës në Tiranë, Instituti Alb-Shkenca u vlerësua nga Qeveria e Shqipërisë me çmimin "Shqiponja e Artë".
Një moment i rëndësishëm për shkencën edhe shkencëtarët shqiptarë brenda edhe jashtë Atdheut.
Ndiqni videoklipin.
Instituti Alb-Shkenca Tiranë – Prishtinë – Shkup
E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Datë 1.X.2016
I nderuar Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, I nderuar Z. Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës,
Për dijeni: Z. Valon Murati, Ministër i Diasporës së Kosovës, Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit të Shqipërisë, Z. Arsim Bajrami, Ministër i Arsimit të Kosovës, Z. Pishtar Lutfiu, Ministër i Arsimit të Maqedonisë, Z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Z. Shpend Ahmeti, Kryetar i Bashkisë së Prishtinës,
Diaspora shqiptare ka treguar përgjatë viteve se është një aktor i rëndësishëm në drejtim të ruajtjes, forcimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të vlerave tona kombëtare. Diaspora shkencore shqiptare mbetet një potencial i pashfrytëzuar si duhet nga qeveritë e shteteve amë në zhvillimin ekonomik, shoqëror e teknologjik të shoqërisë sonë. Mundësitë e integrimit të kësaj diaspore u diskutuan në kuadër të Takimit të XI-të Vjetor Ndërkombëtar dhe Mbarëkombëtar të Institutit Alb-Shkenca ‘Roli i Diasporës në Botën Shqiptare, Dje, Sot dhe Nesër’, që u mbajt në Tiranë me datë 1-2 shtator 2016, ku dhe patëm kënaqësinë që morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, Ministrat Murati, Nikolla, dhe Bajrami dhe autoritete të tjera shtetërore. Në këtë dokument do të skicojmë në vija të përgjithshme disa propozime për të mundësuar integrimin e diasporës shkencore shqiptare në zhvillimin e vendeve amë. Pas propozimeve për format e regjistrimit të këtij potenciali, si një hap i parë, do të parashtrohen dhe mendime në lidhje me format e angazhimit të diasporës shkencore shqiptare në zhvillimin e vendeve amë kryesisht në arsimin e lartë (IAL), kërkimin shkencor (KSh), dhe në projektet e përmirësimit të infrastrukturës e zhvillimit ekonomik e shoqëror.
Hyrje Qëllimi i këtij dokumenti është hapja e një dialogu me autoritetet shtetërore të Shqipërisë, Kosovës, dhe Maqedonisë për të mundësuar integrimin e diasporës shkencore shqiptare në zhvillimin e vendeve amë! Kërkuesit shqiptarë gjatë kthimit të tyre në atdhe për periudha të ndryshme kohore mund të sjellin dijen e grumbulluar, përvojën e punës, njohurinë për infrastukturën bashkëkohore dhe metodat shkencore. Kthimi i tyre për periudha të caktuara apo në mënyrë të përhershme do të mundësonte krijimin e gupeve shkencore, nisjen e projekteve të përbashkëta shkencore dhe pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare si Horizon 2020, IPA, Erasmus+ (Tempus) dhe projekte me institucione kërkimore në shtetet e BE-së dhe ShBA. Shumë prej këtyre shkencëtarëve dhe specialistëve kanë publikime në revista shkencore prestigjioze. Ndërkohë, janë me qindra studiues shqiptarë të kthyer dhe të angazhuar nëpër institucione të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (IAL-KSh) në rajon.
Tirane, 1 shtator 2016
I nderuar z. Kryeminister, z. Rama, i nderuar minister i diaspores, z. Murati, te nderuar ministra te arsimit te Shqiperise dhe Kosoves, znj. Nikolla dhe z. Bajrami, i nderuar zevendes/kryetar i bashkise se Tiranes, z. Seferi, te nderuar rektore, dekane dhe perfaqesues te institucioneve me rendesi falemnderit qe na nderoni me prezencen tuaj,
Te nderuar kolege, anetare te Institutit Alb-Shkenca,
jam profesor i se drejtes nderkombetare dhe te drejtave te njeriut ne Qendren Norvegjeze te Drejtave te Njeriut ne Universitetin e Oslos, Norvegji. Pervec punes akademike ne universitetin e Utrechtit dhe Amsterdamit, ne Holande, kam punuar me mbrojtjen ne Tribunalin Penal Nderkombetar per ish-Jugosllavine dhe kam koordinuar punen e ekipit ligjor shqiptar ne rastin e Kosoves para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Gjate gjysmes se pare te ketij viti kam dhene kontributin tim ne anetaresimin e Kosoves ne Gjykaten Permanente te Arbitrazhit. Ne dy vitet e fundit kam pasur kenaqesine te drejtoj punen e Institutit Alb-Shkenca si drejtor i pergjithshem, nga nje pozicion si i pare mes te barabarteve.
Deshiroj se pari qe te falenderoj koleget e deges se Shqiperise me kryetarin, Profesor Ardian Maci, dhe koordinatoren e Takimit Profesore Shpresa Caslli per punen e palodhur ne organizimin e ketij Takimi ne Tirane. Po ashtu, dua te falenderoj edhe koleget e deges se Kosoves, sidomos Profesore Shpresa Hoxhen dhe Ali Caken dhe koleget e deges se Maqedonise, Profesoret Zeqirja Neziri, Bashkim Ziberi dhe Mustafa Ibrahimi. Po ashtu dua te falenderoj administraten qendrore te Alb-Shkences, sidomos Mimoza Koken dhe Edlira Sadikun, dhe te palodhurin Roland Lelaj. Kryetaret e nente seksioneve tona shkencore, zvdrejtori dhe sekretari i pergjithshem dhe kryeredaktori i Revistet Aktet kane bere nje pune te madhe per te ardhur deri ketu.