English Danish Finnish French German Italian Norwegian Swedish
Na ndiqni në Facebook

Njoftime shkencore

Hyrje në portal

Enter Amount:

Dhuroni ndihmë Institutit Alb-Shkenca duke shfrytëzuar sistemin e sigurt PayPal.
08
SEP
2010
IASH - Informacion për shtyp PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

IASH
Tiranë, 06.09.2010

Në Tirana International të Tiranës prej 2 shtator deri më 5 shtator 2010 i zhvilloi punimet TAKIMI V-të VJETOR NDËRKOMBËTAR I INSTITUTIT SHKENCOR MBARËKOMBËTAR ALB-SHKENCA me temën bosht “Integrimi i diasporës në shkencën, ekonominë dhe kulturën shqiptare”.
Takimi u organizua  në bashkëpunim me Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë e u ndihmua edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë.

Mbi 1000 autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, SHBA, Gjermania, Austria, Franca, Belgjika, Spanja, Kina, Greqia, Italia, Kanadaja, Kuvajti, Holanda, Suedia, Zvicra dhe Turqia me rreth 700 punime shkencore u paraqitën në Konferencat shkencore në kuadër të Takimit V të IASH-së: në  Konferencën e Seksionit të Shkencave Albanologjike dhe të Kulturës, Konferencën e Seksionit të Shkencave të Drejtësisë, Konferencën e Seksionit të Shkencave të Bujqësisë, Konferencën e Seksionit të Shkencave të Mjedisit, Konferencën e Seksionit të Shkencave Ekonomike, Konferencën e Seksionit të Shkencave Natyrore, Konferencën e Seksionit të Shkencave Mjekësore, Konferencën e Seksionit të Shkencave Inxhinierike dhe të Teknologjisë së Informacionit, Konferencën e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Politike dhe në Konferencën “Integrimi i diasporës në hapësirën shqiptare në Ballkan”.

I shqetësuar për politikën ndërkombëtare lidhur me Kosovën, dhe i shqetësuar nga mungesa e vëmendjes së duhur dhe të një strategjie të përshtatshme për të ruajtur dhe kultivuar lidhjen dhe marrëdhëniet e diasporës shqiptare me shtetet prej nga ato vijnë, Institutit mbarëkombëtar Alb-shkenca miratoi dy deklarata, deklaratën për Kosovën dhe deklaratën për Diasporën.

Versioni në anglisht i deklaratës për Kosovën do t’i dorëzohet Departamentit të shtetit të SHBA-së; Baroneshës Ashton, dhe organeve të tjera të BE-së si dhe organeve të shtypit në anglisht, si BBC dhe VOA.  Deklarata për Diasporën do t’i dorëzohet Qeverisë së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Punimet e Takimit të pestë i përshëndeti Kryeministri i Shqipërisë, Shkëlqesia e tij z. Sali Berisha.

Për më shumë për punimet e Takimit të Pestë të IASH-së mund të lexoni në
http://www.alb-shkenca.org

 

Dim lights

LAST_UPDATED2
 
08
SEP
2010
Statement for Kosova PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button


ALB-SHKENCA INSTITUTE

TIRANË-PRISHTINË-SHKUP

Members of the ALB-SHKENCA Institute and participants in the annual meeting of the ALB-SHKENCA Institute held in Tirana on September 2-5, 2010, adopt the following

     STATEMENT

Seriously concerned by the recent efforts to impose upon the leadership of the Republic of Kosovo a re-opening of talks on the status of Kosovo among other things through offering additional far-reaching concessions to the Republic of Serbia;

Bearing in mind that the Republic of Serbia has lost all moral and legal rights over Kosovo due to massive and systematic violations of human rights, murders and tortures of thousands of civilians, acts of rape and ethnic cleansing of the ethnic Albanian populations for many years, violations that have been well-documented and condemned internationally;

Respectful of the declaration of independence of the Republic of Kosovo by the representatives of the people of Kosovo in accordance with the will of over 95% of the population of Kosovo;

Noticing that the Constitution of the Republic of Kosovo has established the most advanced system for the protection and promotion of the minority communities in the entire European area and internationally;

Taking into account that the International Court of Justice on 22 July 2010 ruled that the independence of Kosovo is not in conflict with international law and the international acts governing Kosovo until the declaration of independence;

Affirming the aspiration of the Albanian people living in Albania, Kosovo, Macedonia, Serbia (mainly in Presheva, Bujanovc and Medvegja), and Montenegro to join the European Union and their commitment to good neighborly relations among the people in the region;

Expressing our full support to the state authorities of Kosovo for their continued commitment to promote and respect the human rights for all citizens without any adverse discrimination;

Expressing our gratitude to the United Nations for their role in administering Kosovo and mediating the final status talks between Kosovo and Serbia which ended with the unilateral refusal of the outcome by Serbia;
Grateful to the USA and the EU for their assistance to Kosovo in the process of state-building with the view at consolidating a functional multi-ethnic and democratic state;

Emphasizing that in absence of prior mutual recognition between Serbia and Kosovo as two equal States there is no need for additional non-technical talks;

Solemnly stating that the independence of Kosovo is irrevocable and a contribution to peace and stability in the Balkan region;

THROUGH THIS STATEMENT WE DECLARE:

  1. Our opposition to any form or manner of any imposed talks which do not take into account the independence of Kosovo as a sovereign state, compromising in any way the territorial integrity of the state of Kosovo or violating the Constitution and the legislation emanating from it.
  2. Our rejection towards all ideas discussed recently on the further advancement of the status of the Serb community of Kosovo which goes against the constitutional and legal order of Kosovo;
  3. Our strong objection to any efforts by all interested parties to reward the ethnic cleansing of Albanian citizens from the municipalities of Leposavic, Zubin Potok, Zvecan and the northern part of the city of Mitrovica, in a similar way to the reward of the Serb genocide in Bosnia through the creation of the Republika Srpska;
  4. Our request to all relevant authorities and the politicians of Kosovo to respect the undertakings and pledges made upon the declaration of the independence of Kosovo and encourage the taking of all measures to reinstate law and order in the northern part of Kosovo;
  5. Our call to all members of the UN which have yet to recognize Kosovo to do so in a timely fashion and reject as unacceptable the draft resolution tabled by the Republic of Serbia in the General Assembly of the UN;
  6. Our call to the international community to exert its influence over Serbia in order to cease the provocation of violence in the northern municipalities of Kosovo, withdraw the financial support for illegal parallel structures and the continued interference in the internal affairs of Kosovo;
  7. Our call upon KFOR to fulfill its mission to guarantee the security throughout the territory of Kosovo;
  8. We call upon the EU to request from Serbia to respect Kosovo as an independent state, conditioning Serbia’s integration for failing to halt its hostile approach towards Kosovo; 
  9. We request that EULEX meet its obligations to establish the rule of law in the whole territory of Kosovo without undue discrimination and double standards towards the different communities of Kosovo;
  10. We call upon Albanian political leaders in Albania Kosovo, Macedonia, Serbia (mainly in Presheva, Bujanovc and Medvegja), and Montenegro to coordinate their actions and oppose any idea which would damage the independence and the territorial integrity of Kosovo.

 
08
SEP
2010
Deklaratë për Kosovën PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button


INSTITUTI ALB-SHKENCA

TIRANË-PRISHTINË-SHKUP

ANËTARËT E INSTITUTIT ALB-SHKENCA
DHE PJESËMARRËSIT NË MBLEDHJEN VJETORE TË INSTITUTIT ALB-SHKENCA TË MBAJTUR NË TIRANË ME 2-5 SHTATOR 2010,

     DEKLAROJNË

Të shqetësuar nga përpjekjet e kohëve të fundit të qarqeve të ndryshme për t’i imponuar udhëheqjes së Republikës së Kosovës rihapjen e bisedimeve rreth statusit të Kosovës ndër të tjera nëpërmjet lëshimeve shtesë ndaj Republikës së Serbisë;

Duke rikujtuar se Republika e Serbisë e ka humbur çdo të drejtë ligjore dhe morale mbi Kosovën për shkak të shkeljeve masive dhe sistematike të të drejtave të njeriut, vrasjes dhe torturimit të dhjetëra mijë civilëve, përdhunimit dhe spastrimit etnik të popullsisë shqiptare për vite me radhë, dhunime këto të cilat janë të mirë-dokumentuara dhe të dënuara botërisht;

Duke marrë parasysh shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës me datë 17 shkurt 2008 nga përfaqësuesit e popullit të Kosovës, në përputhje me vullnetin e mbi 95% të popullsisë së Kosovës;

Duke vërejtur se Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka krijuar sistemin më të avancuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në të gjithë hapësirën europiane dhe më gjerë në rang ndërkombëtar;

Duke vërejtur se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me datë 22 korrik 2010 ka deklaruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe aktet ligjore ndërkombëtare me të cilat është administruar Kosova deri në pavarësimin e saj;

Duke riafirmuar dëshirën e popullit shqiptar që jeton në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi (kryesisht Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë), Greqi dhe Mal të Zi për integrimin në Bashkimin Evropian dhe angazhimin për marrëdhënie të fqinjësisë të mirë;

Duke shprehur mbështetjen e plotë ndaj autoriteteve shtetërore të Kosovës për të vazhduar përkushtimin e institucioneve për promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut të gjithë qytetarëve pa dallim;

Duke shprehur mirënjohjen ndaj OKB-së për rolin e saj në administrimin e Kosovës dhe në ndërmjetësimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë që përfunduan me kundërshtimin e njëanshëm të Serbisë;

Duke shprehur mirënjohjen ndaj SHBA-së dhe shteteve të BE-se që po e ndihmojnë Kosovën në  procesin e avancuar të shtet-ndërtimit për të konsoliduar edhe më tej një shtet funksional, multi-etnik dhe demokratik;

Duke theksuar se pa një njohje paraprake të ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës si dy shtete të barabarta nuk ka pse të ketë bisedime jo-teknike.

Duke deklaruar solemnisht se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, 

NËPËRMJET KËSAJ DEKLARATE SHPALLIM:

  1. Kundërshtimin ndaj çdo lloj forme apo formati bisedimesh të imponuara që nuk marrin parasysh pavarësinë e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, që cënojnë në çfarëdo lloj mënyre tërësinë territoriale të shtetit të Kosovës dhe që shkelin Kushtetutën dhe legjislacionin e miratuar në pajtim me të.
  2. Hedhim poshtë si të papranueshme idetë qarkulluar kohëve të fundit për avancim të mëtejshëm të statusit të komunitetit serb të Kosovës në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe rendin juridik në Kosovë;
  3. Refuzojmë kategorikisht çdo lloj përpjekje dhe nga kushdo qoftë për të shpërblyer spastrimin etnik të shqiptarëve në komunat e Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit si dhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës në një mënyrë të ngjashme me shpërblimin e gjenocidit serb në Bosnjë me krijimin e Republikës Serbe të Bosnjës;
  4. Kërkojmë nga autoritetet përkatëse dhe nga klasa politike e Kosovës që t’i përmbahen me përpikmëri angazhimeve të marra përsipër me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe të ndërmarrin masa konkrete për vendosjen e autoritetit në veriun e Kosovës;
  5. I bëjmë thirrje shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, përsa nuk e kanë bërë akoma këtë, ta njohin Republikën e Kosovës si shtet i pavarur si dhe ta hedhin poshtë si të papranueshme rezolutën e paraqitur nga Republika e Serbisë para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
  6. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë ndikimin e tij mbi Republikën e Serbisë me qëllim ndërprerjen e provokimit të dhunës në komunat veriore të Kosovës, financimin e strukturave paralele, dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të Kosovës;
  7. I bëjmë thirrje KFOR-it që të përmbushë misionin e tij për garantimin e sigurisë në të gjithë territorin e Kosovës;
  8. I bëjmë thirrje BE-së që të kërkojë menjëherë nga Serbia respektimin e Kosovës si një shtet i pavarur dhe në rast të kundërt të kushtëzojë proceset integruese me mbajtjen e këtij qëndrimi;
  9. Kërkojmë nga EULEX  të zbatojë detyrat e tij për vendosjen e sundimit të ligjit në tërësinë e territorit të Kosovës pa diskriminim dhe standarte të dyfishta për komunitetet e ndryshme;
  10. I bëjmë thirrje udhëheqësve politikë shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë jugore (Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë) dhe Malit të Zi për bashkërendim të veprimeve në kundërshtimin e çdo ideje që cënon sadopak pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

 
08
SEP
2010
Deklaratë për diasporën PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

INSTITUTI ALB-SHKENCA

TIRANË-PRISHTINË-SHKUP

ANËTARËT E INSTITUTIT ALB-SHKENCA
DHE PJESËMARRËSIT NË MBLEDHJEN VJETORE TË INSTITUTIT ALB-SHKENCA TË MBAJTUR NË TIRANË ME 2-5 SHTATOR 2010,


Të shqetësuar nga mungesa e vëmendjes së duhur dhe të një strategjie të përshtatshme për të ruajtur dhe kultivuar lidhjen dhe marrëdhëniet e diasporës shqiptare me shtetet prej nga ato vijnë;

Duke njohur kontributin e rëndësishëm që ka dhënë diaspora shqiptare ndër vite për mbështetjen e ekonomisë, kulturës dhe shkencës shqiptare e më gjerë dhe për krijimin e forcimin e identitetit kombëtar dhe të shteteve amëtare;

Duke vërejtur se diaspora është një pjesë e qenësishme e shoqërisë shqiptare të cilës duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë nga strukturat shtetërore;

Duke rikujtuar se ndër të tjera Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë krijon detyrimin ligjor për shtetin shqiptar që  t’u sigurojë ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare si dhe të mbrojë të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen;

Duke vënë në dukje se Instituti Alb-Shkenca është një organizatë shkencore mbarëshqiptare e cila nxit dhe mbështet zhvillimin e forcimit të shkencës shqiptare duke bashkëpunuar dhe bashkërenduar aktivitetin e saj me institucionet vendore dhe të tjera sipas rastit dhe nevojës.

Duke vënë në dukje se Instituti Alb-Shkenca mbështet zhvillimin e përmirësimin e sistemit të edukimit universitar dhe pasuniversitar në bashkëpunim e bashkëveprim me institucionet përkatëse të arsimit të lartë.

Duke vënë në dukje se Instituti Alb-Shkenca mbështet integrimin e eksperiencës së anëtarëve të saj me atë të institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në mësimdhënie, në përgatitjen e teksteve universitare, dhe në nxitjen e botimeve të tilla si artikuj shkencorë, komente, perspektiva dhe raporte shkencore.

MIRATOJNË REKOMANDIMET E MËPOSHTME DREJTUAR QEVERIVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË:

  1. Të kryhet brenda afateve ligjore procesi i njohjes dhe ekuivalentimit të diplomave të marra jashtë shtetit.
  2. Të konsiderohen dhe krijohen mënyrat e mekanizmat që ekspertë të fushave të ndryshme shkencore të diasporës shkencore shqiptare të angazhohen në procesin e akreditimit të universiteteve.
  3. Të krijohen mundësitë praktike dhe institucionale që diaspora shkencore të japë kontributin e saj në rritjen e nivelit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor ndërmjet të tjerash nëpërmjet vizitave të shkurtra për dhënien e mësimit në lëndë të caktuara apo shkëmbimin e eksperiencave të mira me kolegët që punojnë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
  4. T’i kushtohet kujdes i veçantë përgatitjes dhe përmirësimit të cilësisë së teksteve mësimore universitare. Instituti Alb-Shkenca përmbledh kapacitete të shumta që mund të kontribuojnë në këtë drejtim.
  5. Të punohet drejt internacionalizimit dhe afirmimit ndërkombëtar të universiteteve duke përfshirë krijimin e ambienteve hulumtuese dhe publikimeve të rezultateve shkencore në revista shkencore ndërkombëtare.
  6. Të nxiten ambientet akademike dhe shkencore drejt kontribuimit në zhvillimin e kuadrove dhe ideve për gjenerimin e vendeve të punës në veprimtari të ndryshme ekonomike.
  7. Të studiohet mundësia e krijimit të një Ministrie të Diasporës e cila ka si detyrë parësore që t’u sigurojë ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me gjuhën, traditat dhe trashëgiminë kulturore kombëtare.
  8. Të mbështeten aktivitetet shkencore të organizuara nga Instituti Alb-Shkenca që kanë për qëllim që t’i shërbejnë njohjes së studiuesve shqiptarë me njëri-tjetrin dhe nxitjes së bashkëpunimit mes tyre.
  9. Të institucionalizohet bashkëpunimi mes autoriteteve shtetërore në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor dhe Institutit Alb-Shkenca në funksion të integrimit të kësaj diaspore shkencore.
  10. Të krijohet një grup pune i përbashkët mes qeverive përkatëse dhe Institutit Alb-Shkenca dhe organizatave të tjera për të përgatitur një plan strategjik pune për të realizuar integrimin sa më të plotë të diasporës shqiptare në jetën shkencore, ekonomike dhe kulturore shqiptare.

LAST_UPDATED2