English Danish Finnish French German Italian Norwegian Swedish
Na ndiqni në Facebook

Njoftime shkencore

Hyrje në portal

Enter Amount:

Dhuroni ndihmë Institutit Alb-Shkenca duke shfrytëzuar sistemin e sigurt PayPal.
04
JAN
2010
Pak për fillim të vitit 2010 PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

Prishtinë, 3 janar 2010-01-04
Nga Ali Caka

Fund viti, dhe unë gjendem në hyrje të Sheshit të përfolur, të cilit përsipër i kanë vënë dritat e shumëngjyrshme që japin dritë të ylbershme. Ka dritë mbi shesh, por nuk ka shndrimë – kështu e kanë Sheshet e përfolura të qyteteve që mundohen të rilindin gabueshëm. Nën dritat e varura me pa shndrimë ka ca si ngrehina të pashpirt dhe të brishta, thua se qëllimisht janë vënë aty për të përkujtuar diçka që nuk e dëshirojmë.

Unë ecën Sheshit dhe në mend më bien takimet me Brain Gain-in dhe me Brain Drain-in, më bien në mend takimet për përgatitjet për takimet e Alb-shkencës. Gëzohem për të arriturat, gëzohem për të bamat e këtyre takimeve, që siç e themi shpesh, me plot e përplot prurje të reja. Gëzohem se viti u përmbyll, gëzohem se nuk iku dëshira që takimet të vazhdojnë. Gëzohem për Alb-shkencën, gëzohem për Kos-shkencën, por njëkohësisht gëzohem edhe për Mak-shkencën. ALB-KOS-MAK parashtesa interesante të shkencës. Dhe sot kur kemi Shtetin Shqiptar, dhe sot kur kemi Shtetin me Shqiptar, dhe sot kur kemi Shtetin ku ka Shqiptar, pse mos të kemi KOS-shkencën, pse mos ta kemi edhe MAK-shkencën. Dhe në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, gjej për fjalën kos shpjegimin: Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë. E për fjalën mak nuk gjej shpjegim se si duket e kanë harruar dhe në vend të saj e kanë futur fjalën afion e për të cilën e japin shpjegimin:1. bot. shih HASHASH,~I 1. 2. shih OPIUM, ~I 1. Piu afion. U helmua me afion. 3. përd. mb. Shumë i verdhë, shumë i zbehtë. U bë afion u zverdh shumë.

E unë ec, ec Sheshit të përfolur. Dua ta shoh qytetin se si i vjen gjumi para ditës së re. Është paksa i çuditshëm ky Sheshi i përfolur, e ndan një qytet të tërë në dy pjesë jo funksionale që frymojnë njëra veçmas tjetrës. Sheshi i përfolur ka rrugicat që lidhin rrugët e ndara. ku kalojnë ata që vijnë e shkojnë nëpër Sheshin e përfolur për të dalë nga njëra në tjetrën rrugë, dhe e tëra kjo tashmë bëhet në këmbë e dikur bëhej me veturë. Ka edhe të tillë të guximshëm të cilët mundohen të kalojnë nga njëra rrugë në rrugën tjetër duke kaluar me veturë nëpër Sheshin e përfolur, nisen por nuk ja dalin. Nuk është aq e lehtë rruga që lidhë rrugët e ndara, ka rrugica të vështira, duhet shumëçka të prishet në këtë Shesh të përfolur që të bëhet një gjë e tillë. Por në rrugën e epërme dhe në rrugën e poshtme veturat ecin pa penguar, ecin dhe Sheshin e përfolur e kanë në mes.

Dhe bota prapë na jep edhe një temë, tani fillojnë esetë. Edhe ata që nuk e kanë dëshirë, edhe ata që e kanë dëshirë, edhe ata që nuk e dinë e edhe ata që e dinë, edhe ata që nuk e qëllojnë e edhe ata që kanë dëshirë t’ia qëllojnë tashmë kanë filluar të flasin për “liberalizimin e vizave”. Ka edhe të tillë që thonë se tashmë disa shtete të Evropës janë duke menduar të ikin nga Evropa dhe t’i lënë shtetet e reja të lira në Evropë.

Dhe mediet e shkruara por edhe ato pamore janë bërë Haidpark-iane, kushdo për çka do mund të flas dhe llogari nuk jep është me rëndësi të rri mbi diçka. Dhe unë them shyqyr që rilindësit nuk kishin mjete pamore.

Dhe të të tërën këtë e shkruaj pas takimit me Brain Gain-in i cili më tregon për shenjën treguese në Alpe e cila tregon për Dardania Grill, ku gatuhet dhe piqet pica nga shqiptari dhe ku fëmijët e vegjël flasin shqip dhe ku rrallë herë frekuentojnë shqiptarët, por ku të tërë kohën gatuajnë dhe pjekin shqiptarët. E ne hamë bërxollë të pjekur te Plaku dhe Deti, dhe për çudi nuk flasim për Alb-shkencën. Përjashta ka acar dhe temperatura ka rënë shumë nën zero, por te Plaku dhe Deti është nxehtësi e ngrohtë dhe biseda rrjedh lirshëm. Në televizor në një kanal përsëritet një emision, në tjetrin posa përfundoi Familja moderne. Disa nga mysafirët ikin e disa përgatiten për të ikur. Nesër fillon dita e re, për dike është ditë pune e për dike është ditë pushimi.

Dhe gëzohem që në Statbrain.com gjej se alb-shkenca.org ka 531 vizita në ditë. dhe gëzohem se në google ka për të në 0.14 sekonda 136.000 gjetje.

LAST_UPDATED2