English Danish Finnish French German Italian Norwegian Swedish
Na ndiqni në Facebook

Hyrje në portal

Enter Amount:

Dhuroni ndihmë Institutit Alb-Shkenca duke shfrytëzuar sistemin e sigurt PayPal.
27
Aug
2014
Deklaratë për shtyp IASH - "Vidatox" PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

Deklaratë për shtyp IASH - "Vidatox"

 
09
Apr
2014
7 Prilli 1939 – Kujtime e Shqetësime PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

Sami  Repishti

 Shtatedhjete e pese vjet ma pare, Shqiperia, mbas nji jete 27 vjeçare ne pavaresi te brishte, u sulmue ushtarakisht nga Italia fashiste. Qendresa shqiptare ne brigjet e Adriatikut ka qene e shkurte dhe e paorganizueme. Tue pase parasyshe vullnetin popullor me kundershtue sulmin brigantesk te Italise, dhe pa-aftesine ushtarake te sulmuesit, nji dobesi qe u vertetue 18 muej ma vone ne luften kunder Greqise, sot mund te themi se Shqiperia humbi rastin historik me i tregue botes frymen e vet liridashese dhe me demaskue dobesine e fashizmit italian, - nji monster tete miljone bajonetesh me kambe argjili. 

Fashizmi italian e kuptonte qe shqiptaret nuk pranojshin okupimin, dhe ndermorri korruptimin e figurave kryesore qeveritare e jo-qeveritare ne Shqiperi, qe fatkeqsisht nuk ishin te paketa. Sot, emnat e tyne jane te njohun dhe te perbuzun  “…individe te dalluem vetem per nivelin e servilizmit tyne ndaj italianeve” (B.Fischer,Albania,36) Megjithate, ndjesite e thella patriotike te popullsise shperthyen ne demonstata anti-italiane, thelbi i te cilave ishte qendrimi burrenor i rinise shqiptare, breznia e pare e rritun dhe e edukueme ne nji Shqiperi te lire.

Akti agresiv i 7 prillit 1939, nuk ishte nji gjest i veçuem; ai ishte perfundimi logjik i nji politike shumevjeçare qe solli vendin tone ne gremine. Me Traktatet skllaveruese te lidhuna me Italine fashiste ne 1926, 1927 dhe nenshtrimin ekonomik dhe financiar te vendit, u ba i mundun 7 prilli. Gjesti i “Mbretnise Shqiptare” ne 1935, si vendi i vetem ne bote qe aprovoi okupimin e Ethiopise nga Italia fashiste, dhe dalja nga Lidhja e Kombeve, nji organizate qe kishte sigurue me sukses pavaresine e Shqiperise qe ne vitin 1920, i tregoi botes se Shqiperia ishte tashma nji satelit i Italise fashiste pa peshe nderkombetare.  Kjo spjegon indiferencen e plote te Fuqive te Medha ndaj protestave shqiptare. Grushti i fundit u dha nga vendet fqinje, Jugosllavia dhe Greqia, qe shpejtuen me deklarue se pushtimi italian i Shqiperise nuk prekte miqesine “tradicionale ne mes te dy vendeve”(Metaxas per Mussolinin)

Ne Washington,D,C, me 7 prill 1939, Presidenti F.D.Roosevelt dhe Sekretari i Shtetit C.Hull vendosen:” …te mos njohin pushtimin (e Shqiperise)siç nuk kishin njohur as aneksimin e Ethiopise nga Mussolini ne 1936. Rane gjithashtu dakord qe DoS te vazhdonte njohjen e Faik Konices si perfaqesues te vendit tij”(I.Konomi.Faik Konica,194). Nje qendrim te ketill treguen edhe Turqia e Egjipti, dy shtete qe mbajten legatat shqiptare te hapuna gjate L2B. Me 8 prill 1939, Sekretari i Shtetit C,Hull lexoi nje deklarate ku thuhej: ‘Pushtimi me force dhe i dhuneshem i Shqiperise eshte padyshim nje kercenim tjeter ndaj paqes ne bote. Do te ishte driteshkurtesi qe te mos mbahej shenim ky zhvillim i metejshem…”(I.Konomi. idem)

   Shume ashte thane dhe shkrue per 7 prillin 1939, dhe “rezistencen”. Ma shume folklor! Pak te dhana jane te sakta. Njihen vetem emnat e deshmorit Mujo Ulqinaku dhe komandantit  te Gjindarmerise, Abaz Kupi. Ne kujtimet e tia, Kolonel Sami Koka, i Shtabit te Ushtrise Shqiptare, deshmitar okular, shkruen:

“…Me njoftuan se me kishte kerkuar Mbreti. E gjeta Mbretin ne shtepine e Xhelalit ( te vellait) te shqetesuar si asnje here me pare, i nervozuar por bente gajret me zor…’Duhet te shkosh e te takohesh me Guzzonin, dhe kete here ke per te qene vetem…’ me tha. U nisa per Durres. Nga porti dukeshin ne det te hapur kryqezoret italiane dhe benzinatat qe venin e vinin….Ne tentativat e para te italianeve per te shkelur ne bregun tone pati te vrare e te plagosur nga te dy anet. Italianet me ane te Kryqit te Kuq terhiqnin te plagosurit e tyre e te vraret per ne kryqezor; po ate gje benim edhe ne me tonet, por me mjete primitive, dhe me zemer te madhe… U nisa drejt kryqezorit ku qe Guzzoni dhe shtabi. Prapa tij rrinin gjithe keshilltaret ushtarake qe kishin qene tek ne, dhe i njihja te gjithe, e qeshnin…

Ne gjendje nervoziteti kur shikonte te vraret qe ktheheshin ne anije, Guzzoni ne kembe, filloi te diktoje kerkesat e tij ne emer te Mussolinit. Sipas tyre, Italia kerkonte qe Mbreti te pranonte ate qe u be me vone, bashkimin me Italine, dhe Zogu perkohesisht te qendronte ne krye si Beu i Marokut. Ata kerkonin  qe Zogun ta zinin ne befasi ne Tirane, dhe ta detyronin te firmoste nenshtrimin…

‘Z. Gjeneral, i thashe, kjo qe propozoni eshte jashte kompetencave te mia…. Megjithate une do t’ia referoj Mbretit dhe do t’u dergoj pergjigje me radio…’

 
31
Mar
2014
Publikohet zbulim epokal në kozmologji PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

Prof. Dr. Jahja Koka
Anetar Nderi i IASH

Ëndrra e Ajnshtajnit për teorinë e gjithçkahit (gjithë-përfshirëse) në prag të realizimit: me 17. 03. 2014, është publikuar detektimi i valëve gravitacionale që shënon zbulimin epokal kozmologjik.

Mendja njerëzore në vazhdimësinë e civilizimeve, ka mbështetur dijen dhe eksperiencën shkencore-teknologjike gjer në shekullin që e përjetojmë apo shekullin e teknologjisë informative dhe nanoteknologjisë në zhvillim. Në këtë mbi ndërtim kolosal që tani e quajmë shkencë moderne kanë marrë pjesë, me kontributet e tyre, shumë kolos shkencorë, por Albert Ajnshtajni me kontributet e tij, padyshim mbetet i pa krahasueshem.
Në këtë zhvillim shkencor të shumë gjeneracioneve të civilizimeve njerëzore, sidomos pas shekullit të 19-të e deri më sot, veçohen dy kahje të teorive shkencore: të botës së madhe (makro) që trajtohet me teorinë e relativitetit dhe botës së vogël apo mikroskopike që trajtohet me teorinë kuantike. Me anë të këtyre dy teorive zotërohen të gjitha (katër forcat) të cilat ekzistojnë në natyrë dhe të cilat qeverisin materien dhe universin. Përderisa forcat elektro-e dobët dhe elektro-e fortë manifestohen në brendësi të bërthamës së atomit, forcat elektromagnetike dhe gravitacionale sqarojnë dhe qeverisin universin dhe elementet e tij.

Ajnshtajni tërë moshën e pjekurisë dhe pleqërisë e shpenzoi në Amerikë, gjatë së cilës periudhë jetësore numri i zbulimeve bie në mënyrë drastike, përkundër ekspansionit apo të rritjes së famës së këtij gjeniu më të madh të të gjitha kohërave. Kjo, siç thotë ai, nuk ndodhi për shkak të rënies së intensitetit apo zellit të punës së tij hulumtuese, por detyra që ia shtroi vetit ishte tepër e madhe apo e rënd. Ai ia pat shtruar vetit qëllimin që të zbuloj teori të gjithçkahit (gjithëpërfshirëse), teorinë apo formulimin i cili do të sintetizonte të gjitha forcat e natyrës.

Ai ia kishte lakmi J. C. Maxëellit, i cili bëri unifikimin e fushës elektrike dhe magnetike në atë elektromagnetike, e cila është bazë e optikes dhe fotonikës moderne. Unifikimin e forcave në shkallë bërthamore e pat bërë Abdu-Selam, Nobelist nga Pakistani. Ndërkaq, unifikimin e katër forcave natyrore ishte një ëndërr, të cilën Ajnshatjni me tërë gjenualitetin e tij, nuk mundi ta realizonte. Por, kjo nuk e zvogëlon shkëlqimin e pakrahasueshëm të tij siç do të shihet në titullin vijues të këtij vështrimi. Përkundrazi, të gjithë studiuesit gjer më sot, ndonëse duke punuar tërë jetën në vetëm në njërën nga lëmitë apo zbulimet e tij, nuk munden me eksperimente apo teori të sfidojnë validitetin e pamohueshëm të zbulimeve teorike të Ajnshtajnit.

Teoria e përgjithshme e relativitetit ardhmëri e kozmologjisë moderne

Gjatë tërë moshës së pjekurisë dhe pleqërisë, siç shkruam, deri në ditët e fundit të jetës, Ajshtajni punonte pandërprerë tërë ditën në tavolinën e tij, për të bërë lidhmërinë e fushës apo forcës gravitacionale me tri forcat apo fushat tjera natyrore në një ekuacion, i cili do ti lidhte të gjitha, siç e lidhi energjinë dhe masën në ekuacionin E=mc (në katror). Kjo do të thotë unifikim i forcave që qeverisin universin me ato që qeverisin bërthamën dhe atomin apo mikro-botën, përkatësisht unifikimin e teorisë së relativitetit me atë kuantike.

Në vitin 1916 Ajnshtajni publikoi Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit (TPR). Është teori mjaft komplekse matematikore që shprehet me tenzore, detajet e së cilës është vështirë të kapen nga jo specialistët e lëmisë në fjalë, e lëre më nga publiku i gjerë. Por, esenca të TPR qëndron në faktin që hapësirë-koha trajtohet si një kontinum, i cili është i lakuar rreth yllit apo çdo trupi qiellor të universit. Në TPR Ajnshtajni kishte fut edhe një konstante, e cila në fakt do të jetë i vetmi sqarim i mundshëm në Kozmologjinë Moderne, mbi zgjerimin e Universit. Kjo është verifikuar eksperimentalisht në mënyrë spektroskopike me detektimin e rritjes të gjatësisë valore të dritës që jep quazari (burimi), i cili largohet në mënyrë të nxituar. Skenari i kundërt i zgjerimit të Universit çon te pikënisja apo Big-Bangu, e cila ngjarje ka ndodhur para 13. 8 bilionë vitesh.

Detektohen valët gravitacionale që pasojnë pas Big-Bengut: rritet zbardhja e mënyrës së lindjes së universit

Valët gravitacionale të cilat sqarojnë zgjerimin e Universit për herë të parë raportohet që u detektuan me 17. O3. 2014. John Kovac, shefi i grupit që operon me teleskopin BICEP2 i stacionuar në Polin e Jugut, në bashkëpunim me ekspertët e Universitetit të Harvardit raportojnë detektimin e valëve gravitacionale. Ky duhet të jetë një zbulim epokal meqë raportohen valët e formuara gati 14 bilionë vite më parë, në moment e fillimit të Universit, të cilat Ajnshtajni i parashihet në TPR një shekull më parë, por gjer tani shkencëtarët nuk arritën ti detektojnë.

Emri i teleskopit BICEP2 është akronim i fjalëve: Background Imaging of Cosmic Extragalactic Polarization (Imazhimi i polarizimit të bakgrandit extra-galaktike). Me detektimin e sinjalit, i cili regjistron polarizimin e makrovalëve, të valëve që quhen dritë e polarizuar nga Big-Bangu, indikohet manifestimi i valëve të gjeneruara, me anë të fluktuacionit kuantik, në një interval shumë më të shkurtër kohore: të triliontën pjesë të sekondit, pas Big-Bangut. Se detektimi i valëve në fjalë ishte jashtëzakonisht i vështirë mund të merrni me mend detektimin e gjilpërës në një zabel. Apo merrni me mend sipërfaqen e një liqeni, e cila nga larg duket plotësisht e qetë si pasqyrë, por në fakt aty manifestohen valëza apo gungëza të vogla që vështirë mund të shihen. Në detektorë apo teleskop ku duhet të detektoheshin valët gravitacionale me gjatësi valore shumëherë më të vogla se sa madhësia e një atomi, njëkohësisht arrijnë valët e dritës që vijnë nga burime të shumta ndërgalaktike, të cilat në fakt janë me biliona, në mes të burimit dhe detektorit. Këto valë drite janë me intensitet shumë shumëherë më të madh se sa valët gravitacionale në fjalë, që duhej të detektohen.

Dy faktorë janë relevant që mundësuan detektimin e valëve gravitacionale dhe zbulimin epokal që u paraqit të Hënën me 17. 03 2014. I pari është fakti që teknika ishte e sofistikuar, ku sinjali që fitohet është i bazuar në fenomenin e polarizimit dhe fakti që valët e detektuara janë të rritura (amplifikuara) për shkak të inflacionit. Inflacioni paraqitet automatikisht pas krijimit të valëve gravitacionale dhe se ky inflacion bëhet me shpejtësi edhe më të madhe se sa shpejtësia e dritës. Jemi koshient që Teoria Speciale e Relativitetit nuk lejon lëvizjen më të shpejtë se sa drita, por inflacioni në fjalë i kontinumit hapësirë kohë, bënë përjashtim- kryhet me shpejtësi më të madhe. Zbulimi i valëve gravitacionale mbështetë fuqishëm teorinë e inflacionit duke mundësuar të mësojmë se sa ishte sasia e energjisë së errët, e cila imponoi inflacionin në fjalë apo sqaron edhe zgjerimin e universit, i cili manifestohet në mënyrë të nxituar.

Fakti i dytë sqaron mundësinë e zgjerimit të universit, procesit që manifestohet në mënyrë të nxituar dhe i cili është i konfirmuar eksperimentalisht.
Energjia që i parapriu formimit të valëve gravitacionale me gjatësi valore në shkallë sub- atomike apo në nivel kuantik, ishte triliona herë më e madhe se sa HC e Cernit (energjia e kolizionit të hidroneve në Experimentin e Cernit) ku vërtetohet ekzistenca e Bozoneve Higgs, e cila ngjarje mundësoi Çmimin Nobel në Fizikë.

Përderisa Bozonet Higgs sqarojnë formimin e materies, detektimi i valëve gravitacionale të cilat i përkasin dimensioneve sub atomike, pra kuantike, të cilat sqarojnë inflacionin apo zgjerimin e Universit, mundësojnë lidhshmërinë e TPR-së të Ajnshtajnit me Teorinë kuantike. Kjo pra regjistron agimin e ëndrrës së Ajnshtajnit për formimin e teorisë së gjithçkahit. Ndaj edhe ky zbulim, sipas mendimit tim do të jetë edhe më i rëndësishëm se sa zbulimi i Bozoneve Higgs, nga se me këtë zbulim mund të sqarohet Big Bangu dhe formimi i Universit. Konstatimi i Lenajtres, i cili kur u vërtetua Big Bengu, thoshte që: “U zbulua e sotmja pa të djeshmen”, tani, nga data 17. Mars 2014, është i labilizuar.

Last Updated on Monday, 31 March 2014 20:16
 
17
Feb
2014
Ingrid Stratti, e para shqiptare që frymëzon Europën PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

Këtë vit European Institute for Gender Equality (EIGE, Instituti Evropian për Barazi Gjinore) ka emëruar për herë të parë një shqiptare, Profesoreshen Ingrid Stratti, në mes të grave dhe burrave që frymëzojnë Europën për barazinë gjinore (“Wo/Men Inspiring Europe 2014”). EIGE i ka dedikuar Ingrid Strattit një javë të tërë nga 24 shkurt deri 2 mars 2014 (http://eige.europa.eu/content/ingrid-stratti).

Doktoraturë mbaruar shkëlqyeshëm në Politika dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ingrid Stratti është Drejtoreshë e Qendrës Ndërkombëtare për Kërkime dhe Studime Ndërkulturore (C.I.R.S.I.) dhe kryeredaktore e revistës “Temperanter”, revistë ndërkombëtare të studimeve ndërkulturore në një perspektivë gjinore. Anëtare e Komitetit Shkencor të Fondacionit Nilde Iotti, ka bërë kërkime dhe jep mësim mbi politikat e barazisë dhe integrimit të emigrantëve me kualifikim të lartë, mbi pjesëmarrjen politike të grave.

Ingrid Stratti ka drejtuar vëllimin mbi dhunën psikologjike dhe fizike ndaj grave “Ni una mas - Not one more - Non una di più: Contrasto alla violenza di genere” (“Ni una mas - Jo një më shumë - jo një më shumë: Lufta kundër dhunës kundër grave”, Oscar C.I.R.S.I., 2013), që përmban kontribute nga personalitete të shquara ne fushën e integrimit dhe barazisë gjinore. Përveç kësaj, Ingrid Stratti është autore e vëllimit “Migrant Women Intellectuals: the Struggle for Equality” (Oscar C.I.R.S.I., 2012) dhe të vëllimit të botuar në Gjermani “Integration Strategies and Policies in Italy: the Case of Intellectual Migrant Women” (Lambert Academic Publishing, 2013).

“Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj grave duhet të studiohet nga një këndvështrimi ndërdisiplinor për të luftuar në mënyrë të plotë mungesën e njohjes së dinjitetit, të drejtat dhe talentet e grave”, thekson Ingrid Stratti e para shqiptare që jeton e punon ndërmjet Shqipërise e Italisë merr ketë çmim kaq prestigjoz.

European Institute for Gender Equality (EIGE, Instituti Evropian për Barazi Gjinore), një agjenci e Bashkimit Evropian për promovimin e barazisë gjinore bazuar në Vilnius (Lituani), kjo inisiativë bëhet çdo vit që nga viti 2010, për burrat dhe gratë që e kanë dalluar veten për iniciativat në promovimin e barazisë gjinore në veprimtarinë e tyre me qëllim përmirësimin e personalitetit në nivel evropian që mund të jetë një burim frymëzimi, sidomos për brezin e ri.

Burimi i lajmit: http://www.noa.al/artikull/ingrid-stratti-e-para-shqiptare-qe-frymezon-europen/395518.html /NOA

Last Updated on Monday, 17 February 2014 10:13