English Danish Finnish French German Italian Norwegian Swedish
Na ndiqni në Facebook

Njoftime shkencore

Hyrje në portal

Enter Amount:

Dhuroni ndihmë Institutit Alb-Shkenca duke shfrytëzuar sistemin e sigurt PayPal.
18
OCT
2009
Historik i Alb-Shkencës PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

I deja për përgatitjen lindi si një dëshirë e brendshme për të dokumentuar punën disa vjeçare vullnetare të kryer nga një grup studiuesish idealistë në të mirë të shkencës shqiptare. E përfshirë brenda këtij grupi pata mundësinë të jem dëshmitare e një zhvillimi shumë të bukur e unik në shoqërinë shqiptare që të paktën në mënyrë indirekte nxjerr në pah vlerën e iniciativës së lirë, demokracisë, dhe dyshimin e vlerës së racionalitetit ekonomik në sjelljen e njerëzve, sidomos në sjelljen në grup ku secili paraqitet
me individualitetin, karakterin dhe përgatitjen e vet.

Puna për përgatitjen e këtij kapitulli fillestar për librin u zhvillua në muajin shtator 2009 dhe për formulimin e tekstit u shfrytëzuan burime të dorës së parë, si arkiva e forumit dhe e Institutit Alb-Shkenca si dhe disa intervista të kryera përmes telefonit ose e-mailit.

Kapituj të tjerë do të pasojnë dhe teksti do të pasurohet edhe më tej me detaje për të marrë formën e një libri, i cili me shpresë të mirë ndoshta në një të ardhme përveç formës
elektronike mund të publikohet edhe në formë të shtypur në një shtëpi botuese. Duke ecur në frymën e Institutit Alb-Shkenca, teksti do të publikohet gradualisht dhe për realizimin e tij janë të mirëpritur sugjerimet e lexuesve që do të reflektohen dhe me mirënjohje në hyrje të librit.
Falenderoj me këtë rast drejtorin e Institutit Alb-Shkenca, Dr. Niko Qafoku, për leximin e këtij kapitulli të parë për librin, gjithashtu z. Roland Leli dhe z. Eshref Januzaj për intervistat e zhvilluara me ta që ndihmuan me detaje për përgatitjen e këtij kapitulli. Për përgatitjen grafike merita dhe falenderimet i takojnë z.Roland Leli.

Lexim të mbarë!

icon Historik i Alb-Shkencës(1.77 MB 2009-10-18 14:32:17)

Lindita Komani,
Sekretare e Përgjithshme e Institutit Alb-Shkenca