English Danish Finnish French German Italian Norwegian Swedish
Na ndiqni në Facebook

Njoftime shkencore

Hyrje në portal

Enter Amount:

Dhuroni ndihmë Institutit Alb-Shkenca duke shfrytëzuar sistemin e sigurt PayPal.
09
FEB
2010
Bindje dhe rebelim Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   

Astrit Lulushi

Vetëm kur Natyra godet - me tërmet, zjarr e stuhi - njeriu kujtohet se ai është në kontroll të asgjëje, përfshi fatin e vet. Atëherë ulet e mendon dhe krijon një më të fuqishëm se veten, dhe i lutet t'a shpëtojë. Dhe këtu fillon gabimi, sepse ai e krijon Zotin sipas imazhit të vet, ndërsa besohet se ka ndodhur e kundërta.

Sipas imazhit të vet, njerëzit mund të krijojnë familje, kombe, shtete, politikanë e qeveritarë; vetëm kaq. Madje, që politikanët fryhen e lartësohen dhe rreth tyre krijohen kulte, kjo rrjedh nga instinkte të trashëguar nga kohët më të lashta kur udhëheqësi a prijësi shihej si përfaqësues i Perëndisë në Tokë.

Në ditë të mira, njeriu mendon se është "Zot", në kontroll të gjithckaje, përfshi Natyrën, dhe se cdo gjë është krijuar sic e ka projektuar ai. Por thellë nën-vetëdije, njeriu e di se rrjedha nuk është kështu, sepse në periudha të vështira, kur shtrin dorën për t'u kapur pas dickaje që mund t'a shpëtojë, ai përplaset me të vërtetën jashtë natyrës së tij; dikush tjetër është në kontroll.

Artikulli i plotë i mundësuar vetëm për anëtarët e Institutit Alb-Shkenca !

 

Add comment


Security code
Refresh