Njoftime shkencore
-
Një libër i ri i botuar nga Springer25.06.10 Njoftime shkencore Lexo më shumë...
Shkrime akademike
(Fotaq ANDREA)
(Mehmet VOKSHI)
(Shefkije ISLAMAJ)
(Shefkije ISLAMAJ)
(Shefkije ISLAMAJ)
Të reja shkencore
Astrit Lulushi's Blog
- Tingëllimi kronik dhe telefoni celular
- Mbarëvajtja në shkollë dhe çrregullimi psikologjik ADHD
- Barnat bllokues dhe sëmundjet e zemrës
- Studim; Mungesa e vitaminës D shkak për diabet, kancer e sëmundje të tjera
- Sa më të moshuar, aq më të gëzuar
- Një analizë e re për pacientët që presin për transplantim të zemrës
- Studim; kreatina për pacientët me sëmundje në zemër
- Melanoma metastazike, përpjekje për mënyra të reja trajtimi
- Intervistë me Imam Shuajb Gergurin, Qendra Islamike Shqiptare në Harper Woods afër Detroit
- Shqiptarët në Detroit, 100 vjetori i Nënë Terezës
12 JUN 2010 |
|
|
Sarah-Jane Corke, Operacionet e fshehta dhe strategjia e Luftës së Ftohtë e SHBA, 1945-1953, Sh. B. GlobusR, Tiranë, 2010. Ky është deri më tani libri më plotësues në lidhje me operacionet e fshehta të kryera drejt Shqipërisë gjatë viteve 1948-1953. Libri trajton thellësisht krijimin e politikës amerikane dhe në mënyrë të veçantë atë të lidhur me operacionet e fshehta të zgjuarsisë drejt Shqipërisë: ku, kur, kush, çfar, si, pse në atë mënyrë, pse ato përfundime afatshkurtëra dhe pasoja afatgjata. Është hera e parë që kryhet një analizë e tillë. Shumë autorë shqiptarë, historianë dhe pjesmarrës të atyre ngarjeve kanë shkruar mjaft mbi atë periudhë, porse vetëm nga brenda Shqipërisë dhe duke u mbështetur në arshivat dhe përvojat shqiptare. Në libër analizohen imtësisht burime të shumta të dhënash (përfshirë dhe ato që janë lejuar të hapen), të cilat kanë qenë të pamundura për historianët shqiptarë të arrihen. Libri shpalos ambjentin dhe marrëdhëniet ndërshtetërore të dhjetë-vjeçarit të parë pas përfundimit të Luftës II Botërore dhe disa nga mjetet e përdorura nga shërbimet e spiunazhit. Në libër ndeshen edhe emra politikanësh që krijuan Luftën e Ftohtë edhe emra zbatuesish të asaj lufte jo ta hapur, jo të zjarrtë. Ato që e jetuan atë periudhë, ato që në një farë mënyre morën pjesë në ato operacione brenda e jashtë Shqipërisë, si dhe ato që vazhdojnë ta shkruajnë dhe ta lexojnë me ëndjë këtë lloj historie do të ishin mjaft kureshtarë për një libër të tillë. Veç historianëve dhe profesionistëve të fushave të zbulimit dhe kundër-zbulimit, libri iu përket edhe atyreve që sinqerisht dhe kombëtarisht kryejnë detyrën shoqërore të politikanit shqiptar. Ky libër ndihmon për të kuptuar krijimin e rrymës së politikës ndërshtetërore, të politikës së një shteti të madh kundrejt të tjerëve, bashkë me golëshënuesit dhe mbrojtësit e kësaj politike. Ky libër ndihmon për të kuptuar krijimin e politikës nga njerëz që kanë tipare, sjellje, ndjenja e qëllime si të gjithë njërëzit e tjerë. Historia nuk është dhe as nuk mund të përcillet si thashethem, sepse historia përbëhet nga jetë njërëzish dhe e krijuar prej tyre; pa to nuk ka histori. Prandaj ndodhia e shkuar, domethënë historia, nevojitet të përcillet nëpërmjet fakteve të lidhura dhe thjesht. Si e tillë ajo i jep mjete njeriut për ta ndriçuar me vetëdije mendjen e vet. Së fundmi, ky libër shërben për të përcjellur respekt tek shqiptarët që e jetuan atë periudhë, morën pjesë në ngjarjet e saja dhe që dallgët e kohës i bënë t’iu bashkëngjitën rrymave të ndryshme, biles edhe me përfundime tragjike. Ky libër përcjell respekt për ato heronj të heshtur dhe pjesëmarrës të dukshëm, në të dy llogoret përballë, të cilët çdo veprim apo shërbim që kryen e bënë me vetëdije për të mirën e Shqipërisë pavarësisht nga kushtet në të cilat ndodheshin apo këndvështrimin me të cilin shihin Shqipërinë e dëshiruar. Me urimin për një lexim me ëndje,
|
|||
| LAST_UPDATED2 |






Shtëpia botuese GlobusR nxorri nga shtypi librin e autores kanadeze, Sarah-Jane Corke, Profesore e Historisë në Dalhousie University, Halifaks, Kanada. Për këtë libër kam bashkëpunuar me autoren dhe kam redaktuar edhe në origjinal edhe botimin në shqip. Autorja Sarah-Jane Corke studion historinë e shërbimeve të spiunazhit dhe e botoi këtë libër në Nëntor 2007.