English Danish Finnish French German Italian Norwegian Swedish
Na ndiqni në Facebook

Njoftime shkencore

Hyrje në portal

Enter Amount:

Dhuroni ndihmë Institutit Alb-Shkenca duke shfrytëzuar sistemin e sigurt PayPal.
03
JUL
2010
ShBA, shfaqet në Kongres filmi dokumentar “BESA” Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   

Astrit Lulushi | Uashington
E mërkurë, 30 Qershor 2010


Në një nga mjediset e Kongresit amerikan, më 29 qershor u shfaq filmi dokumentar “Besa”, ku shqiptarët paraqiten si mbrojtës të hebrenjëve
gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, kur këta përndiqeshin e vriteshin nga nazistët.

Filmi Besa vazhdon të jetë një projekt i filluar vite më parë nga fotografi amerikan Norman H. Gershman, me titull God's House (Shtëpia e Zotit). Filmi bazohet në të dhëna gojore, dokumenta e intervista me personazhë realë, shqiptarë a familje të cilët kishin shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai fillon me rrëfimin e Rexhep Hoxhës, lindur në Tiranë në vitin 1950. I ati, para se të vdiste i la atij amanet tre libra në gjuhën hebraike. Ato ishin të një familjeje hebreje që gjatë luftës ishte strehuar në shtëpinë e familjes Hoxha. Me ndihmën Gershmanit, Rexhepi zbulon historinë e panjohur të aktit të jashtëzakonshëm të të atit të tij; Besën e ndërthur me  trimëri e sakrificë.

Filmi pastaj  zgjerohet për të hyrë në thellësi të botës shpirtërore të protagonistëve dhe për t'i shpjeguar publikut të huaj se çfarë është Besa dhe përse shqiptarët mendojnë se ajo është pjesë e veçantë e kulturës së tyre. Edhe regjisori kryesor i filmit Jason Williams e pranon, se Besa është diçka e veçantë. Ai mendon se tri elementë shërbyen që shqiptarët të vepronin në mbrojtje të hebrenjëve; "E para ishte qeveria shqiptare gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore që hapi kufijtë për këta të ikur e të përndjekur; E dyta ishte roli pozitiv i klerikëve myslimanë, katolikë e ortodoksë që u bënin thirrje
besimtarëve të ndihmonin e fshihnin  hebrenjtë që kërkonin strehim; dhe së treti ishte fjala e dhënë, Besa ajo që i lidhte këta faktorë, duke krijuar të veçantën që mungonte në Evropë në atë periudhë".

Artikulli i plotë i mundësuar vetëm për anëtarët e Institutit Alb-Shkenca !

LAST_UPDATED2
 

Add comment


Security code
Refresh