English Danish Finnish French German Italian Norwegian Swedish
Na ndiqni në Facebook

Njoftime shkencore

Hyrje në portal

Enter Amount:

Dhuroni ndihmë Institutit Alb-Shkenca duke shfrytëzuar sistemin e sigurt PayPal.
16
DEC
2009
Të reja mjeksore Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   

Qendrat e kujdesit intensiv, rrezik infeksionesh. Nevojë për EKG për fëmijët atletë

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës, Uashington
/15-12-2009/

Qendrat e kujdesit intensiv, rrezik infeksionesh

Qëndrimi në spital nën kujdes intensiv mund të jetë dy here i rrezikshëm. Një studim ku u përfshinë më shumë se 1 mijë spitalet nga mbarë bota tregon se rreth 15 përqind e pacientëve në kujdes intensiv marrin infeksione që shtojnë rrezikun e tyre për të vdekur.

Vetëm personat që janë shumë të sëmurë pranohen në qëndrat e kujdesit intensiv. Ata janë pacientë, sistemet imune të cilëve mund të jenë të brishtë, ose pacientë që mund të jenë në prag të vdekjes.
Studimi vëzhgoi brenda një dite të vetme më shumë se 1.200 qendra të kujdesit intensiv në 75 vende të botës.

Doktor John Marshall i universitetit të Torontos thotë se përveç rrezikut të sëmundjes që i bën pacientët të mbahen në qendrat e kujdesit intensiv, kur shtrohen aty, ky rrezik rritet 50 përqind për shkak të infeksioneve që mund të marrin.

Doktor Marshall është një prej autorëve të studimit. Ai dhe kolegët e tij vunë re se më shumë se gjysma e 14 mijë pacientëve në studim u prekën nga infeksione ndërsa mbaheshin në pavione të kujdesit intensiv. Të dhënat tregojnë se rreziku i vdekjes për këta pacientë u shtua 50 përqind, vetëm për shkak të infeksionit të marrë.
Artikulli i plotë i mundësuar vetëm për anëtarët e Institutit Alb-Shkenca !

 

Add comment


Security code
Refresh