English Danish Finnish French German Italian Norwegian Swedish
Na ndiqni në Facebook

Hyrje në portal

01
Feb
2016
Leter e Hapun PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

Ridgefield,CT.USA 30 Janar 2016

Per Deputetet e Kuvendit te Republikes se Shqiperise

Sami Repishti

Zonja dhe Zotenij:
Quhem Sami Repishti, qytetar i lire i Shteteve te Bashkueme te Amerikes, me origjine shqiptare, per te cilen jam kryenalt.
Jam arratise nga Shqiperia ne gusht 1959 (mbas nji burgimi dhjete vjeçar) per papajtushmeni me parimet dhe praktiken e qeverise se ish Partise se Punes se Shqiperise. U detyrova te largohem nga atdheu, por ruejta dhe ushqeva dashunine per “Nanen Shqiperi”, te dhanun nga dy prindet e mi qe paguen çmimin ma te nalte: baba i im ra viktime e terrorit fashist italian, dhe nana e ime u dermue ne kampin famkeq komunist te Tepelenes, se bashku me motren e vellaun akoma te parritun. Por Shqiperia, viktime e tri diktaturave te shekullit 20, mbetet gjithehere “vendi i shenjte” per mue.

Ashte me kete fryme qe mora inisiativen me ju drejtue sot anetareve te Kuvendit te Republikes se Shqiperise, e me çfaqe shqetesimin tim te pakufishem per nji zhvillim sa te papritun aq edhe te pafalshem.

Ne emisionin shqip te Zerit te Amerikes (VoA) te dates 25 janar 2016, ndigjova shprehjet e Presidentit te Republikes se Shqiperise, Bujar Nishani, ne lidhje me shqetesimin e tij rreth nji orientimi te mundshem, dhe thellesisht te gabuem te mbylljes me kyç nga organet e “drejtesise” shqiptare te dosjeve dhe çeshtje te ndryshme…
“Dosjet e krimeve te komunizmit kane 71 vjet qe mbeten pa u hapur dhe pa gjykuar. Ligji per hapjen e dosjeve ndonese dhe i paplote, ende nuk ka filluar te zbatohet. Ligji i hapjes se dosjeve nuk mund te jete, dhe nuk do te jete kurre i plote pa ligjin e lustracionit”. Ai shtoi se”….hetimi dhe denimi i krimeve te komunizmit jane te lidhuna me sigurine kombetare te shqiptareve ne kontekstin strategjik”.

Presidenti Nishani foli edhe “per provokacione te papranueshme”:
“E quaj te papranueshme,” deklaroi ai, “… tendencen e nje neni te tille nga te ashtuquajturit eksperte ne drejtesi per te vendosur ne Kushtetuten e Shqiperise nje nen qe ndalon njehere e pergjithmone hetimin e krimeve te komunizmit. Nga kjo treve dhe toke martiresh u bej thirrje deputeteve te pergjegjshem te Kuvendit te Shqiperise te refuzojne mbeshtetjen dhe miratimin e nje neni te tille ne Kushtetuten e Shqiperise”. E pabesueshme! Sinqerisht e pabesueshme!
Kush ka frike nga hetimi, zbulimi dhe denimi i krimeve komuniste ne Shqiperi?

Ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise, te vitit 1992, kur kryetari i Kuvendit kerkoi nga deputetet te ngrihen per nji minut heshtje ne shenj respekti per viktimet e shumeta te komunizmit ne Shqiperi, asnji deputet socialist nuk u ngrit ne kambe. Imazhi i kesaj skene sa primitive aq edhe ofenduese nuk me hiqet asnji here nga mendja.

Ne vitin 1996, Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes miratoi Rezoluten Nr.1096:” Masat per te çrrenjosur trashegimine e sistemeve totalitare-komuniste” Kjo “Rezolute” ne Shqiperi as qe u publikue fare, dhe mediat tona te asaj kohe nuk e pane te arsyeshme me e botue.

Ne vitin 2006, perseri, u aprovue nga Keshilli i Europes, Rezoluta Nr. 1481: ”Domosdoshmeria per denimin nderkombetar te krimeve te rregjimeve totalitare-komuniste”. Ne lidhje me kete, Kuvendi i Republikes se Shqiperise miratoi : ”Rezoluten per denimin e krimeve te kryera nga rregjimi komunist ne Shqiperi”. Deputetet socialiste dolen nga salla pa votue!
Ne vitin 2010, nji delegacion i OKB-se kerkoi nga Shqiperia te denonte krimet e komunizmit ne Shqiperi. Lajmin nuk e dha asnji burim informimi shqiptar.

Me 14 dhetor 2010, u paraqit nji kerkese per nji Gjykate Nderkombetare per denimin e krimeve komuniste nga ish vendet komuniste. Vetem Shqiperia nuk firmoi “kerkesen”. Shqiperia ashte me te vertete “vendi i çudirave!”

Edhe data “23 gusht” e caktueme me Rezolute te Parlamentit Europian si “Dita e Perkujtimit te Viktimave te Deportimeve, Masakrave” akte te cilesueme si “krime lufte” dhe “krime kunder njerezimit”, shkon e vjen çdo vit pa asnji ceremoni perkujtimore me karakter zyrtar. Viktimet e vdekuna mbajne heshtjen e perjeteshme, ndersa viktimet qe akoma gjallojne nga vuejtjet e medha kane humbe aftesine e tyne te shprehjes, te denoncimit, e denimit te krimit e te kriminelit….!

Kumbona e alarmit ne Koplik te Malesise se Madhe qe u dha nga Presidenti i Republikes –simbolikisht ne perkujtimin e 71 vjetorit te “kryengritjes se Malesise se Madhe”- ashte jashtezakonisht shqetesuese! Njohja dhe demaskimi i krimeve te kryeme, dhe paralelisht me ata edhe respekti per viktimet e pafajshme te ketyne krimeve jane dy aspekte te se njejtes monedhe: natyra dhe pesha e pergjegjsise sone, si deshmitare te kesaj tragjedie thellesisht njerezore dhe rranjesisht kombetare, ashte nji problem ekzistencial per te gjithe njerezimin e ndershem, problem qe ka karakter politik e personal- dhe fetar per ata qe besojne! Ketu kemi te bajme me “…nje terrorizem shtetror te markes shqiptare”(B.Shehu)

Pavaresisht nga perpjekjet e “propagandisteve” te pakurueshem qe nuk pranojne kete fakt te qarte si drita e diellit, e qe nuk tregojne asnji interesim me deshmue rrjedhimet shkaterruese te atij rregjimi gjakatar qe perjetojme edhe sot, duhet pranue se shkalla e krimeve komuniste ka arrijte ne piken ku mund te cilesohen si “krime kunder njerezimit” te denueshme nga legjislacioni nderkombetar. Keto perpjekje te “propagandisteve”, nuk kane qellim tjeter veçse me largue vemendjen e popullsise shqiptare nga e kaluemja, sa ma gjate qe te jete e mundun…. derisa t’i mbuloje harresa. Me nji zhvillim te ketill ndergjegjet tona do te mbeten te njollosuna; si rrjedhim, pamundesohet integrimi i jone ne Boten e Lire, si qytetare te lire, qe na synojme.

Ky zhvillim duhet te sherbeje dhe per zbulimin e nji aspekti te vendit tone, ne nji kohe te caktueme…! Si ashte e mundun qe i kemi lejue vetes, si shoqeni shqiptare, me zbrite kaq poshte?
Si ashte e mundun qe politika e vendit tone ashte degjenerue deri ne nji shkalle sa te pranoje “propozime” te ketilla?
Si ashte e mundun qe rinia shqiptare, sidomos ajo e shkollueme mbrenda dhe jashte vendit, nuk ka gjete akoma forcen e nevojshme me veprue kunder nji atmosfere ku e keqja nuk denohet ashtu si e meriton?

Shkalla e pafytyresise qe karakterizon “tendencen” me perfshi ne Kushtetuten e Shqiperise nji “nen” … “qe ndalon njehere e pergjithemone hetimin e krimeve te komunizmit” kalon çdo kufi moral dhe ligjor.

E para, kush ashte ai ose ajo qe ka te drejten me “fale fajin” e kryem nga kushdo qofte, kur ai ose ajo nuk ka qene viktime e krimit komunist? Kush ashte ai ose ajo qe ka autoritetin moral me fale e me vendose ne emen te mijera te pushkatuemve ne gjyqe false ose pa gjyq fare, ne emen te ma shume se 26.000 te burgosuneve politike; ne emen te ma shume se 50.000 pleqve, grave e femijeve te debuem e te internuem per 45 vjet me rradhe ne zonat ma te veshtira te vendit, ku u mbyllen femijte e femijeve te qofte ish personaliteteve politike kundershtare te rregjimit komunist, qofte ata te arratisunve te thjeshte, e qytetare te pafajshem? Me “fale fajin” pa marre parasyshe qindera mijera qytetare te “Republikes” te shpronsuem, te rij e te reja me arsim te mohuem, ish pronare me banesa te sekuestrueme arbitrarisht…..dhe nji popullsi e tane qe jetoi dekada te gjata me buke te racionueme e mungesa ushqimore te perditeshme, kufoma levizese ne sheshet e qytetit dhe rruget e fshatit, te frikesuem deri ne palc nga kercenimet e pa nderpreme te “Nanes Parti” dhe te legjoneve famkeq te Sigurimit te Shtetit?
E dyta, si ashte e mundun qe nji “nen i Kushtetutes” te aprovohet ne nji sistem ku Kushtetuta ashte ligji themeltar i vendit, dhe esenca e ketij ligji ashte mbrojtja e jetes dhe lirise se qytetareve? Me nji fjale, te mohohet e drejta e qytetarit te lire me hetue, me u ankue, me denoncue krimin, e me kerkue drejtesi nga organet shtetnore per krimin e kryem?
Nji tendence e ketill ashte absurde ne formen e saj dhe perverse ne substance!
*****
Zhvillimi i ngjarjeve ne “kampin socialist” mbas L2B ka vertetue se me qene nji ish i persekutuem nuk do te thote garanci se nuk do te persekutosh te tjeret. Shume nga udheheqsit komuniste nderkombetar kane kalue neper persekutime, dhe me “fitoren” e tyne kane persekutue te tjeret me dhune, kane mbushe burgjet, e kane vendose rregjimin e terrorit. Nji klase e re e privilegjueme ka ardhe ne fuqi dhe ashte mbajte me dhune.…por ka deshtue ne krijimin e nji shoqenie te re qe trajton te gjithe qytetaret me dinjitet, tue mbjelle keshtu faren e vete-shkaterrimit! Koncepti “diktature ma pare, nevojet jetesore ma vone” ashte nji koncept qe korrupton natyren e njeriut. “Nostalgjiket” ne çdo vend ish-komunist, sot te pasunuem arbitrarisht do te vazhdojne me mbajte nji gjendje te tensionueme me konflikte, padrejtesi, korrupsion e mjerim…..dhe mundesisht me diktatore te rij!

Dhe kjo mjafton qe vendi i jone te mos ngrihet kurre ne kambe me nji shoqeni civile te ndergjegjshme per rolin e saj: nji shoqeni e njerezishme, tolerante, e permbi te gjitha jo e dhuneshme: “qytetarin” pjesemarres e “qytetarine”! Koncepti i qytetarit permban pjesemarrjen koshiente ne jeten shoqenore e politike te vendit; pjesemarrja ashte pengesa kryesore ne luften kunder diktatures dhe ideologjive totalitare. Pjesemarrja koshiente lufton sundimtaret e keqij dhe sherbetoret e tyne me pagese, lufton atmosferen ku ata mashtrojne veten, dhe nuk lejon perseritjen e se kaluemes Ne se e kaluemja kishte ne esence nji element tragjik, perseritja e saj tek ne do te ishte vetem nji komedi fatale!

Mbetet vetem shpresa! A mund te na vjedhin “shpresen” e na te rrijme indiferente? shkruente nji mendje e ndritun keto kohet e fundit. E vazhdon:” A mundet te na mashtrojne dhe te mos shqetesohemi? Si do te dalim nga kjo gjendje?....Si do te zhdukim anormalitetitn e politikes? Si t’iu kthejme njerezve shpresen per te ardhmen? Une mendoj se tani ka ardhe koha qe te behet nje perpjekje e re me sjelle ndryshimin…”(A.Starova)

Ky ashte ndergjegjsimi, hapi i pare i zgjidhjes. Njeriu duhet te jete koshient dhe i bindun per drejtesine e kauzes qe mbron para se te aktivizohet…qe ashte hapi i dyte.
Paralajmerimi i Presidentit te Republikes ashte shume shqetesues! Po te vertetohej, kjo “anderr e keqe” do te perbante nji nga turpet ma te medha ne historine tone kombetare. Do te ishte nji njolle e pashlyeshme per te gjithe neve te rezistences anti-komuniste. Edhe te vdekunit nga varri do te protestojshin kete padrejtesi monumentale. Tashti, ajo qe mbetet nga sulmi pro-komunist ashte kerkesa per ri-arrestimin tone, te gjithe neve, “per fajet e se kaluemes”.… e te mbushen burgjet perseri….me viktimet e se djeshmes tragjike!
Jetojme ne boten e absurdit? Me te vertete jemi jashte aftesise sone me perceptue nji monstruozitet te ketill!

Sinqerisht i jueji:

Sami Repishti, Ph.,D.
pedagog ne pension
ish i burgosun politik (1946-56)
aktivist per te drejtat e njeriut

Last Updated on Monday, 01 February 2016 13:01
 
05
Jan
2016
Shkupit i kthehet dinjiteti dhe krenaria kombëtare shqiptare PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

 

30 dhjetor 2015

 

 

Instituti Alb-Shkenca, struktura e parë dhe e vetme akademike deri më sot që tubon studiues nga hapësira mbarëshqiptare e diaspora, përshëndet vendimin e 24 dhjetorit të Parlamentit të Maqedonisë për themelimin e universitetit më të ri të shqiptarëve në kryeqytetin e vendit, në Shkup. Ky vendim është lajmi më i gëzuar i këtij fundviti dhe njëri ndër lajmet më të mira të vitit 2015 për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

24 dhjetori 2015 do të hyjë në kalendarin e arsimit të lartë të shqiptarëve të Maqedonisë si datë me rëndësi të madhe historike, pasi plotëson një ëndërr të kahmotshme të tyre. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, shqiptarët fitojnë universitetin publik në gjuhën amtare. Universiteti do të mbajë emrin e humanistes dhe shenjtores shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nëna Terezë në të gjithë botën.

Kjo është ngjarje e madhe historike, sepse Shkupi merr një domethënie të re: të investimit në krijimin dhe ngritjen e një elite të re shqiptare në Maqedoni. Zanafilla e arsimimit shqip në këtë krah të kombit është e moçme. Prej këtu janë hartuar raportet e Budit, të Bogdanit e të pararilindësve të tjerë, në të cilët kërkohej hapja e shkollave për shqiptarët. Kërkesa të ngjashme janë përsëritur edhe para një shekulli në Parlamentin Osman nga Hasan Prishtina, Dervish Hima e Ibrahim Temo, por kanë përfunduar pa sukses. Shkupjanët plotësojnë kështu nevojën e madhe për arsimim të lartë, sepse kishin mbetur të fundit, krahasuar me shqiptarët e krahinave të tjera shqiptare, si të atyre në Kosovë e Shqipëri, ashtu edhe të atyre në Republikë.

Hapja e këtij universiteti në Shkup është një ngjarje e madhe në historinë kombëtare shqiptare, sepse ai do të shërbejë edhe si kthim në identitetin e dikurshëm të këtij qyteti, në ngritjen e dinjitetit dhe rikthimin e krenarisë kombëtare që kishte Shkupi në të kaluarën e shqiptarëve. Shkupi ka qenë qendër e rëndësishme e zhvillimeve historike e kulturore për shqiptarët përgjatë shekujve: kryeqendër e Vilajetit të Kosovës dhe ndër qytetet e para të çliruara nga sundimi Osman, në javën e parë të gushtit të vitit 1912. Tani bëhet edhe kryeqendra e arsimimit të lartë të shqiptarëve të Maqedonisë, në gjuhën kombëtare. Republika e Maqedonisë duke u mundësuar shqiptarëve arsimim të lartë në gjuhën amtare bëhet edhe më shumë atdheu i të gjithë qytetarëve të saj, i të gjitha kombeve të saj.

Themelimi i kësaj vatre arsimore e shkencore në gjuhën shqipe në Shkup është një arritje e madhe dhe një hap shumë i rëndësishëm e largpamës i lidershipit shqiptar të Maqedonisë në drejtim të ngritjes së nivelit të arsimit shqiptar, të përhapjes së dijes e të kulturës edhe për shqiptarët e Shkupit me rrethinë që kanë mbetur të fundit në hartën kombëtare.

Universiteti i Shkupit duhet të bëhet shtylla kurrizore e ngritjes arsimore jo vetëm e shqiptarëve të Shkupit e të Maqedonisë, por edhe të Kosovës, Shqipërisë e Luginës, si dhe të gjithë atyre që dëshirojnë arsimim cilësor.Vetëkuptohet se vetëm përmes dijes e librave, arsimimit e kulturës shkencore mund të ndryshojnë brezat e rinj, por dhe të bëhen konkurrues. Hapen dyert e standardeve të larta të rekrutimit dhe të angazhimit të stafit akademik shqiptar, për dije konkurruese ndërshqiptare dhe bashkëkohore ndërkombëtare, pra të një bërthame cilësore arsimore e shkencore profesionale dhe jetëgjatë. Ky institucion i lartë i arsimimit dhe i ngritjes shkencore pritet të ndihmojë në avancimin e arsimit shqip e të shkencës shqiptare në Maqedoni. Pritshmëritë janë të mëdha dhe ne kemi besim që ky universitet do t’i përmbushë ato brenda një kohe të shkurtër. Lajmi ia vlen të festohet edhe në Tiranë e Prishtinë, si dhe kudo që jetojnë shqiptarët.

Instituti Alb-Shkenca me rrjetin e tij më gjithëpërfshirës anembanë botës të studiuesve dhe shkencëtarëve shqiptarë të të gjitha disiplinave është i gatshëm të japë kontributin e tij në ngritjen e strukturave dhe kurikulave të Universitetit të ri të Shkupit “Nënë Tereza”.

 

Bordi drejtues i Institutit Alb – Shkenca me degë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri:

 

Prof. Dr. Gentian Zyberi, Dr. Eshref Januzaj, Prof. Dr. Fatos Ylli, Prof. Dr. Zeqirja Neziri, Prof. Dr. Bashkim Ziberi, Prof. Dr. Shpresa Hoxha, Prof. Dr. Ardian Maçi, Prof. Dr. Musa Rizaj, Prof. Dr. Kristaq Jorgo, Dr. Edlira Mullaj, Prof. Dr. Evan Rroço, Prof. Dr. Ardian Harri, Prof. Dr. Aleksandër Kocani, Dr. Altin Stafa. 

Last Updated on Tuesday, 05 January 2016 13:05
 
27
Nov
2015
Shqipëria në Udhëkryq të Demokracisë PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

Shqipëria në Udhëkryq të Demokracisë

Dr. Elez Biberaj*

Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë

Zëri i Amerikës

 

Fjala në Konferencën “ Shqipëria 25 Vjet pas Komunizmit”

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare

Tiranë

25 nëntor 2015

Faleminderit shumë për ftesën për të marrë pjesë në këtë simpozium të rëndësishëm. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në Tiranë në përvjetorin e kësaj ngjarje të jashtëzakonshme. Është kënaqësi e veçantë të ndodhem këtu në shoqërinë e personaliteteve të njohura dhe të miqve e kolegëve.  

Njëzetepesë vjet pas përmbysjes së regjimit komunist totalitar të Enver Hoxhës, shqiptarët kanë të drejtë të ndihen krenarë për arritjet politike dhe ekonomike që ka shënuar vendi i tyre. Shqipëria tashmë është një vend i transformuar. Janë zhvilluar tetë zgjedhje parlamentare që nga viti 1991, me rotacion pushteti mes dy partive më të mëdha politike. Shqiptarët përgjithsisht i kanë pranuar normat demokratike dhe demokracia shihet si sistemi ideal politik.  Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe ndarja e pushteteve janë të mishëruara në kushtetutë. Zbatimi i reformave ka sjellë rritje ekonomike të qëndrueshme, përmirësime në infrastrukture, dhe ulje të varfërisë. Shqipëria po ashtu ka parë lindjen e një media dinamike dhe të shumëllojshme. Dhe ndërsa niveli i angazhimit qytetar nuk është shumë i lartë, roli i shoqërisë civile po bëhen gjithënjë më i rëndësishëm dhe në disa raste ajo ka arritur të ndikojnë në procesin vendim-marrës të qeverisë.

Qëndrimet e Shqipërisë në politikën e jashtme kanë qënë në përputhje me interesat kryesorë rajonale e botërore të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, anëtarësimit në NATO dhe tani, edhe si vend kandidat i BE-së, Shqipëria është pozicionuar vendosmërisht më Perëndimin. Kursi që kanë përqafuar shqiptarët është ai i thellimit të lidhjeve historike me Evropën e me vlerat demokratike, dhe kundërshtimin i ekstremizmit fetar. Shqipëria ka mbështetur fuqishëm bashkëpunimin dhe pajtimin në Ballkan dhe roli i e saj në rajon është rritur ndjeshëm.

Megjithë këto arritje mbresëlënëse, Shqipëria demokratike e gjen veten në udhëkryq. Ajo vlerësohet shumë më ulët se shumica e ish vendeve të bllokut sovjetik dhe republikave jugosllave për treguesit e demokracisë, dhe ende nuk ka krijuar një sistem mirë-funksionues demokratik. Shqipëria vuan më shumë se vendet e tjera që kanë kryer tranzicionin nga komunizmi në një sistem shumë-partiak, nga cilësia e ulët e demokracisë. Siç thekson edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian, Shqipëria duhet të bëjë shumë më tepër për të forcuar shtetin ligjor, për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për funksonimin e duhur të institucioneve të shtetit, për të pastruar parlamentin nga elementët kriminalë dhe të korruptuar, dhe për të realizuar reforma të thella në drejtësi.

Ka shumë faktorë që shpjegojnë përparimin e dobët demokratik të Shqipërisë: mungesa e një kulture demokratike, trashëgimia komuniste, dhe dobësia ekonomike. Por, pa dashur të minimizoj rëndësinë e tyre, nuk ka asnjë dyshim se shumë prej vështirësive me të cilat përballet Shqipëria janë pasojë e drejtëpërdrejtë e qëndrimeve dhe vendimeve të elitave të saj qeverisëse. Gabime, dështime, politika jo të drejta, dhe raste të humbura kanë qënë tipare të përbashkëta të qeverive demokrate edhe të atyre socialiste.

Shqipëria ndeshet me një numër sfidash të ndërlikuara.  Ato do të vënë në provë aftësitë udhëheqëse të politikanëve të tanishëm dhe do të përcaktojnë në se Shqipëria do të arrijë të konsolidojë plotësisht demokracinë e saj. 

Çështja më jetike mbetet ekonomia. Shqipëria renditet mes vendeve më të varfëra në rajon, me papunësi të lartë dhe mundësi të kufizuara ekonomike. Segmente të tëra të shoqërisë besojnë se nuk kanë asgjë në dorë për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre, ose për të ndikuar tek vendimet politike që kanë të bëjnë me interesat e tyre jetike. Shqipëria është një nga vendet që prodhon numrin më të lartë të imigrantëve. Rreth 20 për qind e popullsisë është largur nga vendi që nga fillimi i viteve ’90.  Dhe siç kemi parë me valën e fundit të emigrantëve, Shqipëria po humbet shumë nga qytetarët e saj të edukur dhe në moshë të re – që janë pjesa më vitale e popullsisë. Humbja e shpresës dhe përkeqësimi i gjendjes ekonomike, janë tregues që Shqipëria mund të jetë në prag të humbjes së garës mes mundësive ekonomike dhe pakënaqësisë.

Korrupsioni, paligjshmëria e përhershme, dhe dështimi për të forcuar shtetin ligjor, përbëjnë një kërcënim serioz për vetë ekzistencën e demokracisë në Shqipëri. Korrupsioni ka hedhur rrënjë në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të shoqërisë.  Mbajtja e një posti publik ose në administratë është kthyer në rrugën më të mirë për t’u pasuruar. Pasuria dhe pushteti janë përqëndruar në duart e një grupi të vogël. Drejtësia shihet si një nga institucionet më të korruptuara në Shqipëri. Korrupsioni dhe mungesa e shtetit ligjor mishërohen më së miri tek kriminalizimi i parlamentit dhe tek paturpësia se si zyrtarët përpiqen për të ndikuar tek vendimet e gjykatave. Rrallë ndodh që zyrtarë të zgjedhur apo të emëruar të ndëshkohen për abuzim pushteti, korrupsion apo shkelje të tjera. Prandaj nuk është për t’u habitur që publiku nuk ka shumë besim tek fushata e qeverisë kundër korrupsionit dhe tek kryerja e reformave të thella në drejtësi.

Media në Shqipëri ka bërë pak përparim drejt të qënit një pushtet i katërt funksionues. Shumica e mediave janë të lidhura me qeverinë ose me parti apo politikanë të caktuar. Ndonëse qeveri të ndryshme e kanë shpallur veten si kampionë të shtypit të lirë, shpesh ato kanë ushtruar trysni me forma të ndryshme ndaj mediave, si mosdhënie reklamash, apo duke u bërë trysni pronarëve ose bizneseve të tyre. Biznesmenë të njohur, të lidhur ngushtë me partitë politike në qeveri ose opozitë, kanë blerë gazeta dhe stacione të rëndësishme televizive. Shumë gazetarë, të pambrojtur nga trysnia politike dhe ekonomike, praktikojnë gjerësisht auto-censurën dhe kanë një mungesë profesionalizmi dhe etike. Vendosja e një shtypi vërtetë të lirë, do të kërkojë që gazetarët t’i mbrojnë më me forcë të drejtat e tyre. E lidhur ngushtë me këtë, është nevoja që gazetarët t’u qëndrojnë besnik standarteve profesionale të gazetarisë. Në shumicën e rasteve, nuk ka asnjë lloj muri-ndarës midis zyrtarëve qeveritarë dhe pronarëve të mediave nga njera anë, dhe gazetarëve nga ana tjetër, një ndarje e nevojshme për të siguruar integritetin redaksional dhe pavarësinë e shtypit.

Ndoshta pengesa kryesore që Shqipëria nuk ka arritur potencialin e saj të plotë demokratik, ka qënë polarizimi politik. Politika në Shqipëri vazhdon të jetë tejet konfrontuese dhe përçarëse. Dy forcat kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, nuk kanë pranuar të angazhohen në arritjen e kompromiseve, që janë një normë e zakonshme në një shoqëri demokratike. Qëllim kryesor i tyre ka qënë sigurimi dhe mbajtja e pushtetit. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, ato janë angazhuar në praktika të dyshimta demokratike – nuk kanë respektuar shtetin ligjor, kanë shpërndarë pasuritë publike sipas parapëlqimit partiak, kanë ndryshuar rregullat e lojës nga një palë zgjedhje në tjetrën dhe kanë ushtruar trysni ndaj institucioneve të pavarura dhe grupeve të shoqërisë civile. Kur janë në opozitë, ose gjatë fushatave elektorale, politikanët shqiptarë e portretizojnë veten si udhëheqës frymëzues, reformatorë, konsensual, dhe mbështetës të reformave politike dhe ekonomike që synojnë shndërrimin e Shqipërisë në një shtet funksionues demokratik. Por kur vijnë në pushtet, shumë shpejt largohen nga rruga demokratike, shmangin kontrollet dhe balancat institucionale, që më parë i mbështesnin, konsolidojnë pushtetin me qëndrime anti-demokratike, dhe përpiqen të kapin shtetin për përfitime ekonomike. Çdo qeveri e re ka kryer spastrime të mëdha në administratën shtetërore. Shqipëria ende nuk ka arritur të zëvendësojë klientelizmin dhe interesat partiake, me meritokracinë për punësimet në administratën publike.  

Last Updated on Friday, 27 November 2015 09:33
 
11
Aug
2015
Fjala në New York për Prof. Repishtin PDF Shtyp Shpërndaje me e-post
Shkruar nga Administrator   
AddThis Social Bookmark Button

Opening Remarks

Symposium to Honor Prof. Sami Repishti’s Long-Life Achievements on his 90th Birthday

July 18, 2015, New York City, NY, USA

 

Dr. Niko Qafoku

 

A big Thank You goes first to the organizers of the symposium who allowed me to address the great symposium dedicated to the life, contributions and the long and extremely successful career of Prof. Sami Repishti, who celebrated his 90th birthday a few days back. 

 I am honored to be here today in the company of some of the most well-known scholars and members of the Albanian community of the East Coast who have made in the past and continue to make outstanding contributions and provide guidance to resolve important issues Albanians are facing in the 21st century.

 In particular, I am extremely honored and it is indeed a great pleasure for me to address this symposium organized to recognize some of the life-long achievements of Prof. Repishti.   

 I have known Prof. Repishtin since the early 80’ listening to the Albanian Service of the Voice of America.  It was at that time that I was introduce and learned for the first time about this brilliant Albanian American and his engagements and multidimensional work.  

For more reading please download the attachment below...

Attachments:
Download this file (Professohr Repishti_2.pdf)Professohr Repishti_2.pdf163 Kb